Vdiq Nehat Qena

Kultura

Vdiq Nehat Qena

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:42

Në moshën 79-vjeçare, mbrëmë, ka vdekur Nehat Qena. Qena ka lindur më 31.12.1936 në Mitrovicë dhe kishte të mbaruar Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

Për shumë vjet kishte punuar në gazetën “Rilindja”, ku kishte mbajtur rubrikën satirike “Thumbi”. Pas luftës për disa vjet Qena ka punuar në gazetën “Koha Ditore” si lektor dhe një kohë ka mbajtur edhe rubrikën satirike “Një grusht miza”.

Nehat Qena ishte anëtar i familjes që ka nxjerrë emra të njohur artistësh.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në varrezat e Prishtinës, në orën 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat