Zgjedhën artistët për ekspozitën “Gjon Mili”

Kultura

Zgjedhën artistët për ekspozitën “Gjon Mili”

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:22

​Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli sot emrat e artistëve pjesëmarrës të edicionit të katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë, Çmimit “Gjon Mili”.

Në ekspozitë do të marrin pjesë 21 artisë vendor dhe ndërkombëtare.

Artistët pjesëmarrës janë Din Azizi, Sammy Baloji, Martin Beck, Ardit Hoxha, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Antoneta Kastrati & Casey Cooper Johnson, Keenan Thomas & Eyal Weizman, Meriton Maloku, John Miller, Atdhe Mulla, Armend Nimani, Alban Nuhiu, Marina Pinsky, Josephine Pryde, Lucy Raven, Carissa Rodriguez, Sean Snyder, Kushtrim Zeqiri

Sipas një komunikate të Galerisë, kuratori Richard Birkett përzgjidhi artistet e lartpërmendur që të ekspozojnë veprat e tyre në kuadër të konceptin kuratorial “Linjat e furnizimit: Fotografia dhe logjistika”.

Ekspozita “Gjon Mili” do të hapet më 7 gusht dhe do të qëndroj e hapur deri më datë 7 tetor 2015. Juria profesionale do të përzgjedhin fituesin, të cilit do t’i ndahet shuma prej 1000 Euro.

E organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës “Gjon Mili” Ã «shtë ekspozita më e rëndësishme për fotografi bashkëkohore në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat