Xhevat Qorraj sot merr çmimi “Bekim Fehmiu”

Kultura

Xhevat Qorraj sot merr çmimi “Bekim Fehmiu”

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 07:33

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizojë sot ceremoninë solemne, ku do të bëhet ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi.

Ministri Shala pas vlerësimeve të jurisë, në përbërje të: Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj, ka marrë vendim që Çmimi “Bekim Fehmiu” të ndahet për aktorin e shquar Xhevat Qorraj i cili në bazë të rregullores ka shpërblimin në vlerë financiare prej 5000 euro.

Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet regjisorit Agim Sopi për filmin “Agnus Dei”, me vlerë 2500 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat