Ministri Kujtim Shala viziton Ulqinin

Kultura

Ministri Kujtim Shala viziton Ulqinin

Më: 26 korrik 2015 Në ora: 13:01

Sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton Ulqinin, ku do të marrë pjesë në hapjen e Panairit të Librit të këtij qyteti.

Ministri Shala e vlerëson këtë panair si ngjarje të madhe të librit në Ulqin, duke u shprehur se panair është një ngjarje tradicionale e një shenjë e qytetit të Ulqinit.

Në kuadër të kësaj vizite në Mal të zi, ministri Shala do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësuesit e pushtetit komunal të Ulqinit dhe ata politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat