ALOHA! Emma Stone dhe Bradley Cooper, ushtarakë të dashuruar

Kultura

ALOHA! Emma Stone dhe Bradley Cooper, ushtarakë të dashuruar

Më: 26 korrik 2015 Në ora: 09:53

“Aloha (ky është titulli origjinal i veprës së re të Cameron Crowe) është një film që flet për rilindjen, për atë që secili nga ne sjell nga e shkuara e mbi të cilën ndërton të ardhmen vetë”. Këto janë fjalët e regjisorit të çmimit Oskar me “Jerry Magwire”, mjeshtër i kinemasë sentimentale që kthehet pas rreth katër vitesh nga “Jeta Ime është një Kopësht Zoologjik”. Ngjarja tregohet nga Brian Gilcrest (Bradley Cooper), një konsulent i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara i cili dërgohet në Hono Lulu për të ndjekur një program të rëndësishëm hapësinor.

Këtu rigjen Tracy-n (Rachel Mc Adams), dashurinë e tij të madhe të së shkuarës dhe në të njëjtën kohë njeh Allison-in (Emma Stone), një pilote e re e Air Force; e Forcave Ajrore. Protagonistët e filmit duhej të ishin Ben Stiller dhe Reese Witherspoon, por dy yjeve u duhej të hiqnin dorë nga oferta për projektet e shumta me të cilat ishin të impenjuar. Crowe kalon kështu katër vitet pasues duke rishkruar personazhet e tyre për t’i adaptuar me fytyrat e Bradley Cooper-it dhe të Emma Stone (që i kishim parë tashmë bashkë në komedinë e 2008-ës “The Rocker”). Në krahun e tyre Alec Baldwin, John Krasinski e Bill Murray. “Nuk mundni ta imagjinoni gëzimin kur e dëgjon Billin të thotë, me moskokëçarje, “sigurisht Kameron, do të jem” ka deklaruar regjisori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat