Zhvillimi i mësimit shqip në Opterushë nga vitet 1950 e gjer më 1990

Kultura

Zhvillimi i mësimit shqip në Opterushë nga vitet 1950 e gjer më 1990

Më: 25 korrik 2015 Në ora: 11:43

Të vizitoni Opterushën në këte kohë do të habiteni se si ka ndryshuar çdo gjë në të mirë.Lufta e fundit si çdo lokalitet në Kosovë edhe Opterushën e shkatrroj me themel,nuk la si që thonë as kotec pa shkatrruar,morri shumë viktima dhe dëshmorë,por përkundër pasojave që i përjetuan banorët e këtij fshati në bashkëpunim me KK Rahovec dhe ndihmave tjera të motivuar thuajse të gjithë banorët i shtruan rrugët me kubëza,bënë kanalizimin ,ujësjellësin,Zyrën e vendit,ambulancën,shkollën ku ende punojnë,qendrën e fshatit ku gumëzhijnë të rinj e pleq çdo mbrëmje,ulëset si pushimore,shumë shitore etj. e këtu afër-në qendër të fshatit është edhe burimi i ujit/vrella/,që lirisht mund të quhet edhe Marashi i dytë i Prizrenit,nga se uji buron në mënyrë horizontale dhe vertikale,burimi që ia ka lakmi shumëkush e që gjatë verës shërben edhe për freskimin e të rinjëve dhe për ujitje,fusha e mbjellë me marrëveshtje të bashkëfshatarëve sipas stinëve njëra anë me grurë e tjetra me misër,vreshtat përrreth fshatit,shtëpitë thuajse bëjnë konkurencë mes vedi secila më e bukur se tjetra,rruga e asfaltuar që lidhë dy komuna:Rahovecin dhe Therandën etj i bëjnë banorët e këtij fshati të krenohen me të arrijturat e tyre duke iu falënderuar punës së tyre dhe ndihmës që ju vjenë nga Zvicra,Gjermania etj.

Historia e zhvillimit të mësimit shqip në këte fshat nuk është edhe aq e ndrishme,nga se nisi në Opterushë dhe pas 4-5 viteve vazhdoj në Zoqishtë.Është e domosdoshme që përkundër asaj që nuk ka shënime të mjaftueshme për zhvillimin e mësimit dhe shkollës shqipe për këte fshat për fillet e mësimit shqip për vitet 1947-1951,të japim disa shënime për vatrën e diturisë. Biseduam me shumë pleqë që atëherë ishin nxënës te kësaj shkolle,si me Haki Mzrrekun,Kadri Bytyqin etj. Mësimi për kl-I-IV u hap prap si paralele e ndarë e shkollës së Zoçishtit me 1962/63,ndërsa shkolla e plotë fillore filloj të punoj pas vitit 1999/2000.Ky shkrim mund është si një udhërrëfyes për gjeneratat e reja se si u zhvillua dhe kush ishin mësimdhënësit.

Nxënës të parë të shkollës në vitet 1947/48/49 deri më 1952 ishin:Rexhep Ramadan Mazrreku,Fetah Muharrem Spahiu,Haki Mazrreku,Xhemali Din Halimi,Sahit Bilalli,Mërsel Tahiri,Ragip Kadrija,Shaban Minushi,Hamëz Shaban Mazrreku,Destan Meta , Salih Xhema,Ganija i Shaqes nga Retija,Bajram e Safet Morina,Metë Selmani,Sejdi Kabashi nga Zoqishti etj.
Shkolla shqipe në këte fshat që filloj të punoj menjëherë pas luftës së dytë botërore,aty kah vitet 1947-1952.kishte edhe mësuesit e parë të përgatitur me kurse pedagogjike,ata ishin:Bajram Shaban Kabashi që punoj si mësues në Opterushë,Pagarushë dhe në Shkozë të Malishevës dhe Ramadan Bajram Kabashi i cili punoj në Opterushë,Pagarushë,Qabiq dhe Junik.Mësimi organizohej në grupe por jo të ndarë në klasa nga se nxënësit ishin të moshave të ndryshme,por dituritë elementare ishin të njejta për të gjithë.Këta mësues zhvillonin edhe kurse për zhdukjen e analfabetizmit,mësimi organizohej edhe në kullën e Mahmut Pashë Rrotllës,në qendër të fshatit Opterushë,aty vijonin kurset për zhdukjen e analfabetizmit.Vlenë të ceket që kjo kullë përpos që ishte dritë e diturisë menjëherë pas luftes së _-II-botërore ishte edhe vendi i maltretimit e rrahjeve të shqiptarëve të pafajshëm nën përcjelljen e tingujve të daullës për të mos u dëgjuar britmat e të rrahurve që kinse posedonin armë dhe tatime ndaj shtetit. .Më pastaj Kulla ishte vend i tubimit të të rinjëve e kah vitet e 70 -ta kati i parë shërbeu edhe si mulli elektrik .Dolën në dritë dhe tekstet e para për m¨simin e shkrim-leximit fillestar,kështu në vitin 1954,në Prizren u botua Abetarja e parë për të rritur e që ishte një ndihmesë e madhe edhe për nxënësit edhe për mësuesit.Më 1957 u botua edhe abetarja e parë nga autorët:Mehmet Gjevori e Stathi Kostari që dukshëm ndihmoi në organizimin e mësimin shqip.

Si mësues të parë punuan edhe ;Rrustem Potërrka dhe Ferat Bakija nga Gjakova.Fatkeqësishtë shkolla u ndëpre për tu vazhduar në Zoqishtë pas vitit1952/53..Bajram Kabashi të cilin e quajtën me nofkën Bajram Qosja,nga se ishte qosë, ishte edhe themeluesi i parë i shkollës në Shkozë të Malishevës.Kah vitet 1963/64 prap u hap shkolla katërklasëshe në Opterushë,Mësimi zhvillohej në lokalet e ndërtesës së Kooperativës,këtu jepnin mësim:Elez Kabashi dhe Xhemali Esat Thaqi.Elez Kabashin e larguan nga procesi mësimor,kinse nuk ishte i kualifikuar,edhepse të gjithë ishin vetëm me kurse pedagogjike, e caktuan si mjeshtër e më vonë si shërbëtor ku edhe punoj deri në pension.Në këte ndërtesë pata rastin edhe unë të punoj mbi tri vite,ku nuk kishte as tabelë e mjete tjera të nevojshme për mësim të sukseshshëm,nxënësit nuk kishin as banga klasike ulëse,derisa u ndërtua shkolla montazh në vitin 1973/74.Në lokalet e ish kooperativës , këtu punuan edhe mësuesit:Isuf Balaj,Haxhë Kurmehaj,Shaqir Kurmehaj,Rexhep e Binak Avdimetaj,Kadire Krasniqi,Shukrije Krasniqi,Kumrije Himaj,Gjemali Elshani,Bejtullah Kryeziu,Mihrije Kryeziu,Muharrem Thaqi,Adile Bobaj-Thaqi ,Shaban Fetaj,Bajram Ibërhysaj etj.
.Në vitin 1968/69 Rexhep Kabashi,Ismet Kabashi,Enver Kabashi dhe Melit Kabashi e kryen gjimnazin në Rahovec.Hysni Kabashi u bë bibliotekist i parë në atë anë dhe punojsi bibliotekist në shkollën e mesme në Therandë,Rexhepi e Enveri i perfunduan studimet dhe dolën si jurist të diplomuar aty kah vitet 1977/78 .Në vitin 1971/72 erdhi mësuesi i parë i diplomuar në shkollën normale të Prizrenit:Shaban Sh.Kabashi,pas një viti erdhi edhe mësuesi tjetër poashtu i diplomuar në normalen e Prizrenit:Hasan Spahiu. Kuadri mësimor prap mungonte,erdhën si mësues edhe Osman Lokaj e Halil Dervishaj që poashtu ndihmuan në zhvillimin e mësimit shqip.Në vitin 1973/74 u ndërtua shkolla montazhë katërklasëshe në mes të fshatit.Kjo shkollë i plotësonte kushtet e duhura për organizimin e mësimit, me inventar e mjete të shumta të konkretizimit.Pas vitit 1980 kuadri mësimor vazhdonte të vinte i kualifikuar tanimë me akademi pedagogjike dhe shkolla të larta e fakultete,kështu erdhën si kuadro të kualifikuara:Kamer Kabashi,Hasan Dulaku,Gani Bytyqi,Halit Dulaku,Ali Bytyqi,Dyke Kabashi,Milaim Bytyqi,Hajrullah,Naim e Sanije Kabashi etj Kërkoj ndjesë që nuk po i përmend edhe shumë mësues të tjerë me emër e që janë me kualifikime të larta..Më vonë një numër i madh i të rinjëve kryen drejtime të ndryshme të shkollave të mesme dhe fakulteteve,ndërsa tani mund të themi që nuk ka shtëpi që nuk ka të shkolluar,
Shaban Kabashi në vitin 1980/81 diplomoi në fakultetin filozofik-dega Pedagogji,dhe punoj në këte shkollë deri më 1988 pastaj u punësua në KK Rahovec si referent,prej nga me dhunë u largua nga puna në shtator të vitit 1991.Ashtu i pa punë u detyrua të marri rrugën e mërgimit kështu që me 24. maj 1992 shkoi në Zvicër.Këte ditë në hyrje të aeroportit të Prishtinës në pikën kontrolluese para aeroportit Shaban Kabashit dhe Hilmi Demirit iu dogjën të gjitha librat që kishin me veti.Shaban Kabashi përveq punëve tjera vazhdoj të jep kontributin e vet edhe në zhvillimin emësimit plotësues në gjuhën shqipe në kantonin e St.Gallenit deri para pak kohësh,pasiqë doli në pension.Po këte ditë edhe u mbyllë Aeroporti i Prishtinës për disa vite me radhë..Rrugën e mërgimit e morri edhe Hasan Spahiu që ende vazhdon të jep kontributin e vet në mësimin plotëues në gjuhën shqipe në Kantonin e Cyrihut.

Shkolla e Opterushës meriton të ketë një pamje tjetër,e jo këte që tani e ka,para pak ditësh në televizion u pa që eshtë me mure të qara mos e dhashtë Zoti sikur ta kishte goditur ndonjë tërmet,kësaj i duhet një intervenim sa më i shpejtë nga se në pyetje është jeta e rrezikuar e fëmijve dhe e mësimdhënësve .
Mëuesei Ramadan Bajram Kabashi në mes me dy shokët e vet fotografuar në Prizrenin e vjetër.

Shkolla në ndërtim së shpejti do të jetë e gatshme për mësim.Kjo shkollë do ti plotësoj të gjitha kushtet e parapara për mësim,do të ketë edhe kabinete të nevojshme për lëndët e caktuara,do të ketë hapsirë të nevojshme dhe shpreojmë që do të bëhet edhe shembull për të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat