Artistët e famshëm të Amerikës Veriore shprehin interesim të aktrojn në filmin e parë horror kosovar

Kultura

Artistët e famshëm të Amerikës Veriore shprehin interesim të aktrojn në filmin e parë horror kosovar

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 09:47

‘Katunar’ do të jet një film bashkohor që do të xhirohet në Kosovë dhe një pjesë në Kanada. Storia e filmit është për një vajzë që jeton në Toronto dhe pasi i vdes babai, kthehet në Kosovë. Për rolin e Aurit, dashnorit të vajzës, artistët e famshëm kanadez kanë shprehur interesim të madh.

Lindur dhe rritur në Kanada, skenaristi dhe regjisori Dion Ventress, thotë: ‘Kam qenë i befasuar me interesimin e artistëve kanadez për projektin, këtu në Amerikën Veriore. Derisa bisedimet vazhdojn, nuk mund të japim emra, ashtu siq nuk mund të publikojm persona të tjerë të involvuar në projektin e filmit. Mund vetëm thë them se kemi tre kandidatë për rolin e dashnorit kanadez. Dy artistë janë nga Kanada që kanë bërë emër në art, këtu dhe në vende të tjera edhe në muzikë. Personi i tretë është djaloshi nga programi i MTV’.

Prandaj produksioni në frontin e mediave sociale ka qenë i qetë, megjithëse persona në Kanada dhe Kosovë janë të angazhuar për sponzorizimet, përgatitjet, distribucionin.

Duke reflektuar nga Toronto, Ventress pranon: ‘Krijimi i një filmi në Kanada dhe Kosovë nuk ka qenë detyrë e lehtë. Për më shumë, refuzoj të bëj ckado që do të duket keq për Kosovën. Gjërat duhet bërë si duhet. E unë në këtë film do të bëj më të mirën.’

Në bisedë me krijuesit kanadez, për filmin, Ventress tregon : ‘ E kanë pëlqyer storien e filmit, janë profesionist dhe cmoj mendimin e tyre, dëshirën trime për të bërë një film në Kosovë e përkrahin’.

Në fund Ventress rrëfen: ‘ Një gazetare anonime që ka lexuar skicën e filmit në gjuhë angleze dhe gjuhen shqipe, ka dhënë opinionin e saj, Unë them, jo vetëm i mirë, por storia është e shkëlqyeshme, ky film duhet të bëhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat