TKOB, sezoni mbyllet me “Operetta Show”

Kultura

TKOB, sezoni mbyllet me “Operetta Show”

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 08:25

Data 7 korrik shënon edhe mbylljen zyrtare të sezonit artistik të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Aktiviteti përmbyllës i kalendarit do të jetë “Operetta Show”, një përmbledhje me arie të shkurtra, gazmore nga opereta të kompozitorëve si Kalman, Lehar, Strauss dhe Strauss II, të cilat do të vijnë të interpretuara nga emra të njohur të skenës, si Eva Golemi, Vikena Kamenica, Dorina Selimaj, Eriona Gjyzeli, Erlind Zeraliu, Shpresa Beka, Klodjan Kaçani, Ramona Tullumani e Gilmond Myftari, si edhe do të shoqërohen nga kori dhe orkestra e TKOB-it, nën drejtimin e dirigjentit Edmond Doko.

Sezoni i ri në TKOB do të çelet në shtator, ku pritet një kalendar i ngjeshur me vepra të mëdha, premiera dhe emra të njohur të skenës, të cilët do të bëhen të njohur për publikun në muajt e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat