Prishtinë, hapet panairi me veshje kombëtare dhe prodhime të tjera vendore

Kultura

Prishtinë, hapet panairi me veshje kombëtare dhe prodhime të tjera vendore

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:06

Në Prishtinë u hap sot panairi me veshje kombëtare dhe prodhime të tjera vendore, tanimë tradicional, me pjesëmarrjen e rreth 60 shoqatave, organizatave joqeveritare,nga Kosova e Shqipëria, si dhe nga Turqia. Panairi do të qëndrojë i hapur deri në 8 korrik.

Pjesëmarrësit në këtë takim falënderuan Ministrinë e Diasporës që është bashkëorganizatore e këtij panairi, për mundësinë e dhënë që para bashkatdhetarëve të promovojnë prodhimet artizanale, ushqim, veshmbathje, bizhuteri të ndryshme, të cilat janë të gjitha punime dore.

Prodhuesit vendorë në panair i vizitoi edhe ministry kosovar i Diasporës, Valon Murati, i cili deklaroi se “ky aktivitet tradicional, që e zhvillojmë në kuadër të muajit “Ditët e Diasporës”, do të jetë tre ditë.

Ai theksoi se edhe ky aktivitet është pjesë e fushatës “Ti je pjesë e atdheut” , që lidhet ngushtë me fushatën për hartimin e regjistrit të diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat