Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike- filmi i kësaj të enjte

Kultura

Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike- filmi i kësaj të enjte

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 15:07

Me rastin e fushatës për mjedisin dhe shëndetin, kinematografia franceze shfaq dokumentarë me temën “Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike”. Kjo shfaqje kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve në mbrojtjen e mjedisin.

Qendra informative e dhe Kulturore e BE-së do të shfaq filma nga kinematografia franceze çdo të enjte gjatë muajve korrik dhe gusht.
Për shfaqjen e këtij dokumentari Qendra Informative dhe Kulturore e BE-sëbashkëpunoi me Ambasadën Franceze në Kosovë për të vetëdijesuar qytetarët sa më shumë që të mbrojnë mjedisin në të cilin jetojnë, sepse vetëm kështu do të kenë shëndet më të mirë.

Instituti Francez për kinematografi- iFcinema/Institut Françaismundësoi që këta filma të dalin nga platforma e internetit të këtij instituti.

Filmi i parë me tematikë mjedisore nga kjo seri “Tara-Udhëtimi për në zemrën e makinës klimatike” nga regjisorja franceze Emmanuelle Roblin u shfaq të enjten e kaluarmë 2 korrik./ M.Dugolli/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat