“Gruaja e pilotit”

Kultura

“Gruaja e pilotit”

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 20:19

Kathryn Lyons është gruaja e një piloti, që bën linjën Boston-Londër. Një trokitje e pazakontë në mesnatë e zgjon atë nga gjumi. Sapo hap derën, i shfaqet një burrë i veshur me kostum, të cilin edhe pse nuk e njeh, nga mënyra sesi qëndron dhe shikon, e kupton që diçka ka ndodhur me të shoqin.

Pas 15 vitesh martesë, Kathryn Lyons zgjohet për të marrë lajmin se, avioni i pilotuar nga i shoqi ka pësuar aksident afër brigjeve të Irlandës dhe bashkë me të kanë vdekur edhe 103 pasagjerë.

Gjatë hetimeve, Kathryn zbulon papritmas jetën e fshehtë të të shoqit dhe mëson sekretet më të errëta të burrit, që mendonte se e njihte më mirë se këdo. Ato që zbulon janë padurueshmërisht të dhimbshme, si edhe vetë vdekja e Jackut. Nuk arrin ta kuptojë arsyen, pse ai ia kishte fshehur të vërtetën.

Nuk kupton sesi ia kishte dalë, që për 4 vite e gjysmë ta tradhëtonte, duke qenë i martuar njëkohësisht me një grua tjetër, me të cilën kishte dy fëmijë.

Jeta e Jackut dhe e Kathrynit kishte qenë jo e zakontë, pasi atyre iu ishte dashur të përballojnë mungesat e shpeshta të të shoqit, për shak të natyrës së punës së tij.

Të dy ishin përpjekur të organizoheshin në mënyrë të tillë, që martesa e tyre të funksiononte, por Jacku kishte rënë në dashuri me një stjuardesë, ndërkohë që Kathryni ishte e zënë, duke rritur vajzën e tyre Medi, dhe priste pambarim kthimet e Jackut në shtëpi, duke mos e ditur se, gjatë mungesave për arsye pune, ai jetonte me familjen tjetër, që kishte krijuar në një apartament në Londër.

Kathryni zbulon gjithçka vetëm pas vdekjes së Jackut dhe, tashmë nuk e ka më pranë, që t’i lëshonte atij gjithë inatin. Prandaj, asaj i duhet të përballojë e vetme faktin, që i shoqi kishte bërë një jetë të dyfishtë, si dhe përfshirjen e tij në trazirat e Irlandës.

“Gruaja e pilotit” i bën njerëzit të shikojnë ndërlikimet e një martese. Ky roman ngre shumë pyetje dhe bën këdo të peshojë faktin, se çfarë do të thotë të jesh realisht një partnere apo një bashkëshorte?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat