Durrësi nën tingujt e muzikës së dhomës

Kultura

Durrësi nën tingujt e muzikës së dhomës

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 08:09

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës do të hapë siparin e veprimtarive verore të këtij viti në qytetin e Durrësit. Edicioni i 10-të jubilar do të zhvillohet në mjediset e Muzeut Arkeologjik nga datat 4-12 korrik.

Koncertet janë konceptuar kryesisht si duete apo si interpretime solistike në piano, violinë dhe violonçel. Bashkë me instrumentistët Blido, Gjollma, Sahatçi, Tërshana, Sykja, Papa e Nini, bie në sy pjesëmarrja e mexosopranos Vikena Kamenica, si dhe fizarmonicistit italian Pierpaolo Petta.

Në mbrëmjen e fundit, në sallën e sapopëruruar të Muzeut Arkeologjik të Durrësit skena do të jetë për violinistin Wolfgang David dhe Ansamblin “Stinët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat