Një thesar kulturor që po i rrëshket nën këmbë Tiranës…

Kultura

Një thesar kulturor që po i rrëshket nën këmbë Tiranës…

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:57

Me gjithë batërdinë dhe betonizimin e Tiranës në dy dekadat e fundit, disa vila të mrekullueshme dhe me vlera të rralla artistike i kanë mbijetuar babëzisë së kohës dhe barbarisë së ndërtimeve kuturu në kryeqytet.

Ato gjenden në çdo cep të Tiranës, që nga Pazari i Ri, ku ishte dikur qendra e Tiranës së Vjetër, e deri në Rrugën e Kavajës dhe atë të Durrësit, pa harruar disa zona në Tiranën e Re, rreth Shkollës së Kuqe apo “Çajupit” e kështu me rradhë.

Vetëm se këto vila po lëngojnë sot, të dergjura në makabritetin e harresës vrasëse dhe të mungesës së vizionit.

Disa syresh janë monumente kulture, por si duket meqë nuk do të kishin shumë jehonë PR-i për qeverinë, kjo e fundit i ka lënë të kalben aty ku janë.

Ministria e Kulturës muajt e fundit është marrë denjësisht me shkulje barishtesh nga monumentet e kulturës, ndërkohë që për të gjithë këtë potencial turistik dhe kulturor nuk e ka vënë dorën në zemër.

Kujdesi i veçantë në një ditë të vetme që u tregua për ta nxjerrë Tiranën të bukur kur erdhi Papa, duhet të tregohet çdo ditë gjatë vitit që këto vila të mrekullueshme të restaurohen dhe t’i japin një imazh europian të munguar Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat