Fillon festivali i parë i filmave dokumentarë muzikor

Kultura

Fillon festivali i parë i filmave dokumentarë muzikor

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:34

Me ekspozitë të fotografive nga paraqitjet e Dejvid Bouvit, në prani të autorit - fotografit britanik Brajan Rashiq sonte do të hapet Festivali i parë i filmave dokumentar muzikor "Skopje Cinema City". Ekspozita është mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Në ekspozitë do të prezantohen fotografi të koncerteve, duke filluar nga turneu u Bouvit në vitin 1983, e deri në turnetë e fundit në vitin 2002 dhe 2006, para tërheqjes së tij nga skena. Ekspozita ka karakter human, ndërsa fotografitë do të ofrohen për shitje. Mjetet do t'u ndahen fëmijëve pa prindër.

Në kuadër të festivalit, deri më 5 korrik në Suli An (Fakulteti i arteve figurative) në Çarshinë e Vjetër do të shfaqen 13 filma dokumentar muzikor, nga produksioni vendor dhe ai i huaj. "Filma, muzikë dhe verë" është motoja e festivalit, i cili është pjesë e manifestimit "Vera e Shkupit". Festivali realizohet në partneritet me Kinotekën e Maqedonisë.

Çdo vit festivali do të ketë vend-partner të ndryshëm. Këtë vit është Gjermania. Me mbështetje të Ambasadës gjermane në Shkup do të arrijë regjisori Uli Shupel, autor i "Nik Kejv - Rruga deri te Zoti e din ku është".

Përveç programit filmik, në kuadër të festivalit më 2, 3 dhe 4 korrik në kafe-barin "Menada" do të organizohen punëtori, ligjërata, master-orë për muzikë filmike, produksion muzikor dhe menaxhment kulturor.

Repriza të një pjese të filmave do të shfaqen në Kinotekën e Maqedonisë dhe në kafe-bar "Menada". Çdo natë e festivalit do të rrumbullakoset me ngjarje muzikore në "Menada". Partner i përgjithshëm është veraria "Bovin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat