Koncert për kompozitorin Henze, dirigjent Kushtrim Gashi

Kultura

Koncert për kompozitorin Henze, dirigjent Kushtrim Gashi

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 09:13

Ai më pas ka shtuar se koncerti i Romës ka edhe një specifikë tjetër, pasi që vetë Henze ka jetuar një kohë të gjatë në Romë dhe koncerti në këtë vend ka një veçanti tjetër.

Koreanët dhe gjermanët janë organizatorë të një koncerti që tashmë po prezantohet në disa vende të botës dhe pikërisht këtë koncert që i dedikohet kompozitorit të famshëm të shekullit XX-XXI , Hanz Werner Henze e dirigjon, dirigjenti shqiptar, Kushtrim Gashi.

Gashi ka thënë për KultPlus se ky koncert është duke u prezantuar në një miniturne, pasi që, në muajin prill, fillimisht është prezantuar në Kore, tash në fund të qershorit në Darmstadt të Gjermanisë, për të vazhduar të mërkurën në Romë të Italisë dhe për tu përmbyllur më 4 korrik në Nürnberg të Gjermanisë.

“Të gjitha veprat janë shkruar enkas për këtë turne nga kompozitorë që veprat e tyre ia dedikojnë Hanz Werner Henze, madje dy prej kompozitorëve kanë qenë edhe studentë të Hanz Werner Henze”, ka thënë Gashi.

Ai më pas ka shtuar se koncerti i Romës ka edhe një specifikë tjetër, pasi që vetë Henze ka jetuar një kohë të gjatë në Romë dhe koncerti në këtë vend ka një veçanti tjetër. “Më pas do të drekojmë në vilën se ku ka jetuar Henze”, ka përfunduar dirigjenti shqiptar, Kushtrim Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat