Një afresk 6-shekullor i Teutës në Cuneo të Italisë

Kultura

Një afresk 6-shekullor i Teutës në Cuneo të Italisë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 09:11

Në kështjellën e Manta-s, në Cuneo të Italisë, gjejmë këtë pikturë murale të mrekullueshme, që paraqet Mbretëreshën e Ilirisë, Teutën.

Kjo kështjellë është dhuruar nga Elisabeta De Rege Provana del Sabbione.

Kështjella gjendet mbi kodrat e Provinces së Cuneo-s. Kështjella e Manta-s mbart në Sallonin e Baronëve një nga pikturat më të famshme të stilit gotik ndërkombëtar: një cikël pikturash afreske, ku prezantohen heronj dhe heroina në faqen e murit që ndodhet përballë Burimit të Rinisë (la Fontana della Giovinezza).

Kompleksi i Kështjellës së Mantas-s është fryt i një realizimi të integruar me fortifikimin fillestar të shekullit të 13-të dhe më pas është pasuruar në shekullin e 15-të me elegantin Sallonin Grotesk dhe të një galerie të pasur afreskesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat