​Ministria e Kulturës ndan çmimet për muzikë

Kultura

​Ministria e Kulturës ndan çmimet për muzikë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:05

(E plotësuar) Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në një ceremoni solemne bëri ndarjen e çmimeve për muzikë. Kurse, çmimi për vepër jetësore i cili ka qenë i paralajmëruar nuk u nda fare për sivjet.

Sipas vlerësimit të jurisë, çmimi për vepër vokale-instrumentale e skenike iu nda Mendi Mengjiqit, që sipas tyre u konsiderua si vepër me vlerë të madhe, pasi që ajo bënë pjesë në gjininë e muzikës vokalo-intstrumentale dhe si e tillë është në mungesë të krijimtarisë muzikore kosovare.

Çmimin për vepër smfonike-koncertale iu nda kompozitorit Drinor Zymerit, e cila sipas jurisë ka vlera të padiskutueshme dhe se literaturës kosovare i mungojnë vepra të tilla.

Sipas jurisë, çmimi për vepër kamertale i takoi Krishin Aliçkajt, e cila u konsiderua si një vepër me vlerë për interpretuesit e ansamblit, kamertalit, por në veçanti edhe për dëgjuesit besnik të muzikës klasike.

Ndërsa, çmimi për vepër kamertale iu nda Dafina Zeqiri-Nushi, e cila sipas jurisë kjo vepër paraqet risi për literaturën muzikore Kosovare, si në stilin në të cilin është shkruar po ashtu edhe nà « strukturën në të cilën është kompozuar.

E çmimi, për vepër jetësore i cili ka qenë i paralajmëruar, nuk u nda fare për sivjet.

Sipas anëtares së komisionit vlerësues, Lejla Pula, ata nuk kanë qenë përgjegjës për përcaktimin e këtij çmimi. Sipas saj, përgjigjen e dinë MKRS.

“Ne nuk kemi qenë juri e cila e ka përcaktuar këtë. Ne kemi qenë juri vetëm për çmime kompozicionale. Do të thotë për çmim jetësorë vinë propozimet nga institucionet arsimore dhe të kulturës dhe për këtë nuk jemi në dijeni. Besoj këtë përgjigje mund ta merrni nga ministria e Kulturës”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, zëdhënësi i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vehbi Miftari, tha se përgjigjen e saktë e dinë anëtarët e komisionit vlerësues.

“Mendoj që përgjigjen e saktë do të ua jepnin anëtarët e komisionit vlerësues, pra të jurisë profesionale që ne kemi ngritur. Me sa kuptojmë ne nuk ka pasur të nominuar për çmimin e veprës jetësore dhe kjo duhet të jetë arsyeja kryesore pse juria nuk ka vendosur për këtë çmim”, tha Miftari.

Po ashtu, ai bëri të ditur se ministria e tyre tashmë ka formuar një grup të ri punues, që është kërkesë e vetë krijuesve muzikorë.

“Ne tashmë kemi formuar në grup të ri punues, i cili është kërkesë e vetë krijuesve muzikorë dhe i cili do të merret me hartimin e një rregulloreje të re ose me plotësimin e rregullores ekzistuese, në mënyrë që të gjitha ato që janë pikëshikimet e krijuesve të kësaj fushetë përfshihen dhe në mënyrë që ne vërtet të arrijmë që me një rregullore të qëndrueshme të stimulojmë krijuesit, veprat artistike muzikore”, tha Miftari.

Këto çmime u ndanë në bazë të rregullores për ndarjen e çmimeve për muzikë, të cilat përveç mirënjohjes bartëse ato kanë edhe vlerë financiare, që variron nga 1 mijë deri në 4 mijë euro.
Ndahet çmimi kombëtar për vepër jetësore për muzikë

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministri Kujtim Shala, në një ceremoni solemne do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet tjera vjetore për muzikë.

Çmimet ndahen në bazë të Rregullores për ndarjen e çmimeve për muzikë dhe kanë vlerë financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat