​Strip-artisti Sunduri shpërblehet në Festivalin ballkanik në Serbi

Kultura

​Strip-artisti Sunduri shpërblehet në Festivalin ballkanik në Serbi

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 20:04

Artisti i ri nga Kosova i stripit Gani Sunduri është shpërblyer me Mirënjohje për zhvillimin dhe popullarizimin e stripit në Ballkan në Festivalin ballkanik të autorëve të rinj, që këtë fundjavë u mbajt në Leskovac të Serbisë.

Në edicionin e 17-të të këtij festivali kanë marrë pjesë më se 80 artistë nga më shumë shtete, si Belgjika, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Rumania, Anglia, Maqedonia etj.

Punimet e tyre për festivalin i kanë dërguar 1.709 artistë nga 36 shtete të botës, ndërsa Sunduri ka marrë pjesë me 6 faqe të stripit.

Organizatorët e festivalit kanë shprehur interesimin që Sunduri vitin e ardhshëm të mbajë një tribunë për stripin në Prizren./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat