Përzgjedhen aktorët për Ansamblin Rezident

Kultura

Përzgjedhen aktorët për Ansamblin Rezident

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 17:45

Në këtë mbledhje është miratuar lista e propozuar nga komisioni (në përbërje të: Bajrush Mjaku, Alban Ukaj, Ilir Bokshi, Fadil Hysaj dhe Agon Myftari) i cili ka qenë i ngarkuar me këtë proces të përzgjedhjes.

Aktorët e përzgjedhur janë: Adrian Morina, Arta Selimi, Armend Ismajli, Semira Latifi, Ylber Bardhi, Majlinda Kasumoviç, Armend Baloku, Shkelzen Veseli, Teuta Krasniqi dhe Albulena Kryeziu.

Teatri Kombëtar i Kosovës i ka falënderuar të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar, e të cilët, për shkak të mundësive të kufizuara, nuk janë përzgjedhur të jenë pjesë e ansamblit të aktorëve.

Teatri Kombëtar përmes një komunikate kanë thënë se këta 10 aktorë të rinj nuk përmbushin tërësisht nevojat e ansamblit të aktorëve, ndërsa do të kërkojnë nga Ministria e Kulturës që në një afat sa më të shkurtër të hap një konkurs të dytë për së paku edhe 10 aktorë tjerë të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat