Një tjetër roman i shkrimtarit John Green realizohet në film

Kultura

Një tjetër roman i shkrimtarit John Green realizohet në film

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:20

Tani më është zyrtare që bazuar në romanin “The looking for Alaska” të shkrimtarit të famshëm bashkëkohorë, John Green, do të realizohet një film.

Vet autori nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter para disa ditësh e ka konfirmuar realizimin e këtij filmi dhe ka zbuluar gjithashtu se do të bëhet nën përkujdesjen e regjisorit Becca Thomas.

“The looking for Alaska” është romani i parë për të rritur i autorit, i cili u botua në vitin 2005. Romani është fitues i çmimit “Michael L. Printz Award” dhe në korrik të 2012 hyri në listën e librave më të shitur të New York Times.

Një tjetër roman i John Green që u realizua në film është “The fault in our starts”, i cili u ekranizua vitin e kaluar dhe pati një sukses shumë të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat