Pjetë Bogdani- kolos i kulturës kombëtare shqiptare ...

Kultura

Pjetë Bogdani- kolos i kulturës kombëtare shqiptare ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 28 qershor 2015 Në ora: 23:57

Me iniciative e Shoqatës së shkrimtareve “Shtjefën Gjeqovi”në Zym të Hasit në pranin shume emra të njohur të letërsisë shqiptare u mbajte simpoziumi shkencor- ku tema qendrore e kumtesave dhe diskutimeve ishte “Pjetë Bogdani- kolos i kulturës kombëtare shqiptare”.

Simpoziumi e shpalli të hapur organizatori i manifestimeve kulturore e shkencore në Zym Frrok Kristaj, i cili në emër te nikoqirit të pranishmit i përshëndeti, e sidomos paraqitësit e kumtesave prof. dr. Mahmut Hysaj, Prend Buzhala, Ndue Ukaj, Gjon Berishen, Gjon Gjergjaj, Nikollë Kerhanaj dhe Frrok Kristaj. Emocion te veçanta në këtë simpozium para te pranishmit ishte paraqitja e Atë Antonio Bellusci, arbresh nga Italia i cili tërë diskutimin e tij e bëri në gjuhen shqipe. Një përkrahës i madh i kauzës shqiptare për liri e demokraci dhe një shpalljen e Republikës se Kosovës. Pas simpoziumit të pranishmit e këtij simpoziumi e vizituan varrin e Shtjefën Gjeqovit, Anton Pashkut, Katarina Josipit në fshatin Zym.

Në kumtesën e saj me temën “Bogdani, mendja universale e mesjetës shqiptare” prof. Migena Arllatim në mes tjerash tha: “ Personalitete si Bogdani janë të pirur të vijnë në historinë e një populli në kohën e duhur, ndoshta në më të vështirën, por pikërisht kjo i bën ata të pavdekshëm dhe të paluhatshëm, sado të fryjnë erërat e kulturave të imponuara. Në Mesjetën shqiptare, Bogdani ushqeu damarët e shqipes së sulmuar në përdhosje e sipër, ndërsa sot ai është vetë trungu, në dejtë e të cilit ne kemi evoluuar shqipen e sotme. Gjuha e Bogdanit është një gur i fortë themeli në shqipen e sotme dhe prej saj mund të përfitohet ende.

Duke dashur të na e bëjë sa më të kuptueshëm Bogdanin dhe shqipen e tij, studiuesja Anila Omari vite më parë ka sjellë Çetën e Bogdanit me alfabetin e sotëm shqip. Vepra nuk është thjesht një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë të vjetër letrare por e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime. Karakteri origjinal i veprës the në vazhdim të kumtesës së saj Arllati duhet marrë në mënyrë relative për karakterin fetar që kishte, por duhet thënë po ashtu që nuk është material i përkthyer nga ndonjë autor tjetër. Rëndësia e veprës shumëfishohet nga tematika e larmishme e saj, duke filluar nga tematika fetare, historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsi artistike, poezi. Kjo larmishmëri temash çon edhe në larmishmëri stilesh, që është një tregues i shkallës së lartë të përpunimit të gjuhës për atë kohë.

Prej kohës së Bogdanit duhej të kalonin dy shekuj deri në rilindjen e gjuhës dhe letërsisë shqipe me bazë në Shkodër. Gjatë kësaj periudhe gjuha shqipe pësoi shumë ndryshime, u futën shumë turqizma gjatë pushtimit osman, kështu që gjuha e Bogdanit është shumë më e pasur se ajo e Rilindjes që përjetoi veriu. Meqë libri i tij ishte i pranishëm në shumë shtëpi shkodrane, gjuha e Bogdanit pati një vazhdimësi. Gjuha e Bogdanit mund të shfrytëzohet edhe sot dhe jo të paktë janë filologët që hedhur idenë e rigjallërimit të shqipes së vjetër duke marrë për bazë gjuhën e Bogdanit, duke u shërbyer sidomos me neologjizmat që krijoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat