“Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar” vjen në 2016

Kultura

“Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar” vjen në 2016

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 22:57

Harry Potter, magjistari më i famshëm në botë mund të kthehet në një dramë të re, në Londër vitin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur autorja e Harry Potter, K Rowling, e cila ka thënë se do të tregojë “pjesën e pa treguar” të tregimit për djalin magjistar, duke përfshirë edhe historinë e jetës së prindërve të tij të vrarë.
“Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar” titullohet tregimi i ri që do të jepet për herë të parë në “Palace Theater” në Londër, verën e 2016-ës, me biletat të cilat do nisen të shiten që në vjeshtën e këtij viti.

Autorja e Harry Potter tha se zgjodhi të bëjë njoftimin ditën e premte pasi për atë “është një ditë e veçantë”, 18-vjetori kur libri i saj debutues, Harry Potter dhe Guri Filozofik, u botua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Historia e re është shkruar nga K Rowling në bashkëpunim me shkrimtarin Jack Thorne dhe John Tiffany, i cili do të drejtojë edhe shfaqjen.

Por, lidhur me pyetjen se pse nuk bëri edhe një libër për këtë tregim, ajo ka ndenjur e heshtur e më pas ka thënë: “Për t’u përgjigjur një pyetje të pashmangshme, se pse “Fëmija i mallkuar” nuk është edhe roman, jam e bindur se kur audienca do të shikojë shfaqjen, do të jetë dakort se ai është mediumi i duhur për këtë histori”.

Harry Potter dhe fëmija i mallkuar do të prodhohet nga Sonia Friedman dhe Colin Callender, ndërsa muzika do të bëhet nga këngëtari britanik Imogen Heap.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat