Promovohet libri “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1994”

Kultura

Promovohet libri “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1994”

Nga: N.Sh. Më: 27 maj 2015 Në ora: 08:57

Jahja Lluka ka promovuar monografinë e tij të për shpërnguljen e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në vitet 1912-1994.
Prof. dr. Muhamet Mala, gjatë fjalimit të tij ka theksuar se, “e ndiejmë veten kurdoherë të respektuar që në cilësinë e referuesit dhe historianit më jepet mundësia që para bashkëqytetareve te nderuar pejan, ti themi disa nga vlerësime tona lidhur me publikimin më të ri që i dedikohet pikërisht qytetit tonë dhe titullohet “ Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1994 të autorit dhe publicistit pejan Jahja Lluka”.

Të nderuar të pranishmen të shkruash për historinë e vendlindjes është një sfidë por edhe një nderë i madhe sepse pikërisht këtu ndërlidhen dy obligime të rëndësishme qe secili intelektual por edhe qytetar i ka ndaj vendlindjes se vetë .Obligimi i pare ka te bëjë me detyrimin intelektual për te thëne te vërtetën për te kaluarën cilado qofte ajo pa u kufizuar nga ndikimet politike dhe ideologjike siç ndodhte ne te kaluarën dhe se dyti të secili intelektual duhet të punojë në ngritjen e vetëdijes për respektimin e vlerave tona kombëtarë aq shumë te nëpërkëmbura gjate historisë. Duke i respektuar këto parime ndikohet që historia të mos përsëritet si në rastin tragjik te shpërnguljeve shqiptare qe i sollën aq shumë lot dhe dhimbje qenies sonë kombëtare. Dhe pikërisht këto synime dhe obligime intelektuale i plotëson libri i autorit Jahja Lluka Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në vitet 1912-1994 të cilën po e promovomë sot.

Të nderuar të pranishëm si radhe here ne historinë e ndonjë populli fenomeni i shpërnguljeve është prezent në terë historinë shqiptare. Madje ky fenomen përmban në vete disa nga specifikat e veçanta që vlejnë vetëm për shqiptarët. Në ketë kontekst të përmendim faktin se ky fenomen tek shqiptaret ka kohe zgjatësin shumë te madhe ne te gjitha periudhat historike, mandej ka hapësirën e gjerë të migrimit e cila shtrihej ne shumë katër kontinente, krijimin e diasporave si dhe ndikimin qe projektet koloniale te shteteve fqinje kanë ushtruar ne procesin e shpërnguljes. Duke i trajtuar këto tema paraqitet para nesh publikimi me i ri i autorit Jahja Lluka.

Shpërngulja qe trajtohet në këtë publikim i takon një mikroregjioni te trevave shqiptare Pejës me rrethine. Autori duke e portretuar shpërnguljen nga ky rajon i përmend disa veçanti te shpërnguljes të përcaktuara nga pozita dhe rëndësia që qyteti i Pejës kishte për pushtuesit sllav por që njëkohësisht nga konteksti i politikes se përgjithshme kolonizuese ishte i ngjashëm me trevat tjera shqiptare te Kosovës. Shpërnguljet e trajtuara ne ketë publikim i takojnë te kaluare sonë historike qe përfshinë një hark kohor nga viti 1912 kur Serbia aneksoi padrejtësisht Kosovën dhe shkon deri ne vitin 1994 respektivisht vitet 90 kohen kur në qytetin e Pejës pikërisht me iniciativën e autorit te këtij libri u krijua Shoqata për kthimin e shqiptareve të shpërngulur nga trojet e veta. Andaj libri sa historik aq është edhe aktual sepse i referohet një fenomeni gati 100 vjeçar e që për fat te keq është prezent edhe në ditët e sotme ne format nga më te ndryshme te migrimit veçmas ati ilegal.

Autori trajtimin e shpërnguljes se shqiptarëve nga Peja qe nga fillimi i këtij procesi pra ne vitin 1912 e sheh më të drejtë në kontekstin e politikës kolonizuese serbo malazeze. Peja me tokën pjellore dhe Rrafshin e begate te Dukagjinit ishte objekt lakmie nga fqinjët tanë hileqare. Menjëherë pas pushtimit ajo u be qendër prej nga administronte tere Dukagjinin pushteti serbo malazeze. Madje edhe viset tjera të Shqipërisë, Kosovës e sanxhakut gjenin shprehje ne popullsinë e këtij qyteti si qendër ekonomike, kulturore tregtare e më vone edhe hekurudhore. Autori vëren faktin historik se për shkake te rëndësisë se potencuar te qytetit mu në Pejë thyheshin ne mënyre specifike interesat e Malit te Zi dhe Serbisë sidomos gjatë luftërave Ballkanike duke ushtruar ndikim negativ ne procesin e zhvillimit ekonomik e shoqërorë politik te banorëve te qytetit. Andaj në kontekst te këtyre raporteve duhet shikuar edhe fillimin e shpërnguljeve nga Peja qe ne vitin 1912.

Serbia dhe Mali i Zi edhe pse ne atë kohë kishin interesa ndryshme për Pejën në një pike ishin unik në procesin e pastrimit etnik dhe shpërnguljes se shqiptareve. Për realizimin e këtij projekti ata mbështetshin ne disa faktorë qe e plotësonin njeri tjetrin me një qellim te vetëm shpërnguljen masive te shqiptarëve .Faktori qe i dha shtytje të madhe përpjekjeve serbo -malazeze për shpërnguljen e shqiptarëve ishte kolonizimi i tokave pjellore te Pejës dhe rrethinë me kolon serbë dhe malazez. Për realizimin e këtij qëllimi serbo-malazezet përdorën elementin e konvertimit me dhunë ne fenë ortodokse te shqiptareve te besimit islam dhe katolik si dhe futen ne përdorim procesin e çarmatimit te dhunshëm te shqiptarëve duke i armatose në te njëjtën kohë serbët dhe malazezet. Nen ndikimin e pandërprere te këtyre faktorëve te dhunës shumë qytetare te Pejës u shpërngulen ne kushte me jo njerëzore ne shkretën e Anadollit në Turqi apo në pjese e tyre u vendosen edhe në Shqipëri me shprese se do te mund te ktheheshin me letë ne vendin e te pareve.

Qytetaret e Pejës dhe rrethinës u shpërngulën me dhunë ne Turqi ne dy drejtime te rrugës se tyre te mjere. Rruga e pare e cila u hapë me herët dhe filloi te funksionoi qe nga viti 1913 ndiqte itinerarin Pejë -Tivar -Stamboll. Autori Lluka pohon se nga hapja deri ne qershor te vitit 1914 neper ketë rruge u shpërngulën 18.000 shqiptarë te Pejës e rrethinës. Përpos kësaj rruge u hap edhe një drejtim tjetër i shpërnguljes qe funksiononte përmes linjës hekurudhore Fushë-Kosovë -Shkup –Selanik-Stamboll e qe ne mes dy luftërave do ti bashkëngjitet edhe linja hekurudhore nga Peja. Vetëm te potencojmë këtu faktin se procesi i shpërnguljes për ne Turqi gjate tere kohës shoqërohej edhe me faktin e ndërrimit te kombësisë ku shqiptaret detyroheshin te deklaroheshin si turq me qellim te shpërnguljes me te letë për Turqi. Për te treguar perfiditetin e pushtetit ndaj këtij procesi autori përmend një rast shume indikativ ku thekson se pas vitit 1933 ne Peje ishte përhapur fjala se shqiptarët pasi ta shesin token e pasurin e tyre për tu shpërngulur ne Turqi një pjesë te parave duhej ta dhuronin për ndërtimin e varrit te profetit Muhamet.

Në fakt këto pare shkonin ne duar te agjenteve turq dhe ortodoks te patrikanës se Stambollit. Po ashtu ne mënyre qe procesi te shkoje sa me shpejte organet serbe te pushtetit ndaj shqiptarëve lëshonin edhe pasaporta kolektive ne te cilat futeshin edhe nga 125 anëtar ,një absurd ky i formës se vete. Në realizimin e shpërnguljes si proces kolektiv pushteti jugosllav pati edhe ndihmën e qeverise turke. Kështu sipas Konventës jugosllave turke te vitit 1938 Peja dhe rrethina duhej te spastroheshin tërësisht nga shqiptarët. Sipas planit kontingjenti i pare i te shpërngulurve duhej te fillonte me 1 prill te vitit 1939 nga fshati Isniq e pastaj te vazhdonte nga Peja ne drejtim te Istogut. Kjo shpërngulje ishte e obligueshme për te gjithë. Sipas autorit Lluka nga viti 1918 deri me 1941 nga qarku i Pejës u shpërngulën 2100 familje me 18.500 anëtarë.

Kësaj te keqe kombëtare populli ynë nuk i qëndroj duarkryq por me mundësit e veta ju kundërvu ne çdo mënyre deri edhe ne formën e armatosur siç është rasti i Lëvizjes kaçake apo organizimit politik ne formën e partisë politike te xhemijetit te formuar ne Shkup.

Libri i Jahja Llukës vazhdon me tutje duke ndjekur rendin kronologjik te ngjarjeve nga periudha ne mes dy luftërave në periudhat e më vonshme. Kronologjia e shpërnguljes si nga Peja e rrethina por edhe nga tere Kosova vazhdojë edhe ne periudhën komuniste kur ideja hileqare e bashkim vëllazërimit u pa se ishte parulle boshe e pushtetit komunist. Ngjarjet e paraqitura ne ketë periudhe janë te argumentuar me dokumente qe ja ngritin vlerën dokumentare këtij publikimi. Kësi soji qeveri jugosllave dhe ajo turke aktualizuan konventën e vitit 1938. Në këtë drejtim u arrit e ashtu quajtura marrëveshje xhentëlmene midis Turqisë dhe Jugosllavisë me 1953 ne Split. Ne saje te këtij aksioni te koordinuar edhe me aksionin e mbledhjes se arme nga ana e ministrit famë keq Aleksandër Rankoviq u rifillua serish procesi i shpërnguljes nga Peja dhe rrethina. Familjet pejane pasi largoheshin nga qyteti stacionoheshin ne Shkup dhe pastaj si shtetas te Maqedonisë largoheshin për Turqi.

Në këto veprime për hirë të se vërtetës historike duhet theksuar se pushteti serb e pati ne dispozicion shpesh edhe veprimtarin e disa imamëve te ashtu quajtur imam shtetëror dhe hoxhallarëve fanatik qe propagandonin lidhur mbi lirin e fesë dhe te mirave te të shpërngulurit ne Turqi. Procesi i shpërnguljeve së shqiptarëve pati një rënje në intensitet gjate viteve 70-ta te shekullit te kaluar si pasoje e ngritjes intelektuale te shqiptarëve si dhe të lirive më te theksuara politike për tu rishfaqur serish ne fillim vitet 90-ta te shekullit te kaluar por tani me një itinerar tjetër të drejtuar nga perëndimi Pushteti jugosllav edhe ketë here gjeti dhe krijoj arsye nga me te ndryshmet për nxitjen e këtij procesi. Ende janë ne kujtesë dëbimet kolektive te shqiptareve nga puna si dhe uzurpimi i shkollave dhe vrasjet tinëzare te te rinjve shqiptarë ne armatën jugosllave. Lidhur me shpërnguljet e kësaj periudhe fare ne fund autori Lluka na jep edhe një tabele me te dhëna statistikore te te shpërngulurve nga lagjet dhe fshatrat e Pejës. Kjo tabelë si dhe teksti i konventës Jugosllave- turke për shpërnguljen e shqiptarëve e cituar me nenet e veta si dhe disa nga fotografitë e paraqitura ja shtojnë vlerën burimore këtij libri po ashtu te vlefshëm.

Punimi është i shkruar me një gjuhe te pastër dhe te qarte qe e bene te kuptueshëm edhe për një rreth me te gjer lexuesish.
Duke lexuar ketë libër vërejmë se sa shume ka vuajtur dhe ka sakrifikuar populli ynë, andaj ky libër le te jetë një frymëzim dhe një argument me tepër për moslëshimin e trevave tona edhe sot kur ky fenomen ende është aktual tani për arsye krejtësisht tjera. Vitaliteti i popullit shqiptar sakrifica atdhetare dhe lindshmëria e nenave shqiptare arritën qe ta ndalin hemorragjinë e shpërnguljes nga qenja etnike dhe ta plotësojnë atë me popullatën me te re qe e kemi sot.

Fare në fund dua te potencoj faktin se prapa këtij libri qëndron një punë intelektuale e vlefshme që autor Jahja Lluka në saje të dëshirës dhe vullnetit ka arritur që ta kompletoi dhe i cili gjithsesi do te duhej te përkthehej dhe te prezantohej edhe ne gjuhe te huaja ne mënyre qe ketë proces te dhimbshëm ta kuptojnë dhe te tjerët. Ky projekt ne gjuhe te huaja mund dhe duhet t’i shërbeje prezantimit sa ma real të historisë sonë para opinionit botëror për të fituar mbështetjen e botës së qytetëruar që ta përfillin popullin tonë në rrugën e integrimeve si njërin ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat