Nesër shfaqet premiera e filmit “Kush jam unë”

Kultura

Nesër shfaqet premiera e filmit “Kush jam unë”

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:17

Filmi është ndërtuar përmes personaliteteve të ndryshme shoqërore dhe politike dhe elaboron përpjekjet e tyre drejt një të ardhme të begatë, duke ruajtur sensin e humorit dhe optimizmin e madh.

I xhiruar përgjatë dy viteve, filmi sjellë rrëfimet e artistit kosovar Petrit Halilaj, muzicientit Bajram “Kafu” Kinolli, zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimi, Dijana Simijonoviq nga Gracanica, Rajmonda Sylbije nga komunitetet LGBT, këngëtarja Argjentina Ramosaj dhe të pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë kosovare.

Shfaqja e këtij dokumentari i paraprinë Konferencës Ndërkombëtarë Ndërfetare që mbahet për të katërtën herë në Kosovë dhe mbledhë përfaqësues të komuniteteve fetare nga Kosova dhe vende të tjera të botës.

Kjo konferencë organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat