Fakte të reja të historisë në librin “Kosova nga Naçertania deri te Pavarësia 1844-2008”

Kultura

Fakte të reja të historisë në librin “Kosova nga Naçertania deri te Pavarësia 1844-2008”

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:55

Irna Peshkëpia-Dobi, recensente e librit “Kosova nga Nacertania deri te Pavarësia 1844-2008” të autorit, Jahja Lluka ka mbajtur një fjalë rasti në promovimin e libri.
Ajo tha se rëndësia e këtij libri qëndron në konceptet historike që sjellin sot në fokus rëndësinë e shtet- ndërtimit të Kosovës, e cila mbetet një nga sfidat e saj edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Të flasësh për krijimtarinë e Jahjas ndoshta duhet kohë e gjatë, por unë kam dëshirë të ndalem pak te vlerat dhe risitë që Jahjaja ka shpalosur në librin e tij: ‘Kosova nga Nacertanie deri te Pavarësia 1844-2008’, ku shpalos fakte, detaje të historisë së Kosovës”, tha ajo.

Në fokus të analizës, janë disa qasje të ndryshme si edhe koncepte teorike të shtet-ndërtimit të cilat mbeten prioritet i studimeve historiko-politike, prandaj vlera e këtij libri qëndron në ndërtimin e forcimin e institucioneve formale dhe kapaciteteve shtetërore, ku komuniteti ndërkombëtar tani është më i vetëdijshëm se shteti nuk mund të izolohet, se marrëdhëniet shtet- shoqëri janë të domosdoshme për proceset e shtet-ndërtimit.

“Kjo do të thotë se ndërtimi i shtetit nuk është vetëm në lidhje me qasjet ‘top-down’ të institucioneve, por në lidhje me qasjet ‘poshtë-lart’, si edhe lidhjen e shtetit e të shoqërisë, duke punuar përmes shoqërisë civile, si edhe aktorëve të tjerë kombëtarë. Sot, një nga sfidat e përbashkëta të rajonit të Ballkanit, mbetet pikërisht evropianizimi i vendeve të saj për të arritur një shtet-ndërtim të suksesshëm”, tha Peshkëpia-Dobi.

Ajo tha se duke shfrytëzuar mungesën e një plani të vetëm dhe mundësinë e zgjidhjeve të ndryshme për institucionet që të jenë në përputhje me kërkesat e BE-së, ndërtimi i shtetit anëtar mund të nxisë pronësinë vendore dhe legjitimitetin, duke shmangur kurthin e imponuar të ndërtimit ndërkombëtar të shtetit.

“...Prandaj vlerat e shkuara historike që sjellë Jahjaja duke u ndërthurur me sfidat tona sot kanë një rëndësi të madhe, si për studiuesit, ashtu edhe për ndërtimin e elitave politike të vendeve tona”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat