Nis hetimi i vdekjes së BB Kingut

Kultura

Nis hetimi i vdekjes së BB Kingut

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:18

Ka nisur hetimi për vrasje të mbretit të blues-it BB King, pasi dy vajzat e tij kanë thënë se ai është helmuar.

Karen Williams dhe Patty King kanë thënë se babait të tyre i janë dhënë disa substanca nga menaxheri i tij, Laverne Toney, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e parakohshme.

Avokatët për pasurinë e Kingut kanë thënë se pretendimet janë të pabaza dhe fyese.

Por, mundësia e vrasjes tani do të hetohet nga mjekët ligjorë dhe policia në Nevada.

King ka vdekur në shtëpinë e tij në Las Vegas, më 14 maj, në moshën 89-vjeçare.

Në atë kohë, mjeku i tij dhe mjeku ligjor kanë thënë se King ka vdekur nga shkaqe që lidhen me diabetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat