Në SHKA të ''AGIMIT'' në Prizren u promovua libri i prof.dr.Yll Zajmit FAN NOLI ''Jeta dhe Veprat''

Kultura

Në SHKA të ''AGIMIT'' në Prizren u promovua libri i prof.dr.Yll Zajmit FAN NOLI ''Jeta dhe Veprat''

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:00

Figura e tij mbeti nacionale sepse pothuaj gjithë jetën gjurmoi e shkroi për Skenderbeun,heroin legjendar,ashtu siç i këndoi Bajram Currit,trimit kosovar apo Luigj Gurakuqit,heroit kombëtar.Figura e tij mbeti internacionale sepse me të njejtin pasion shkroi vepra dhe studime,artikuj dhe përkujtime për Bethovenin gjerman,Toskaninin italian,Shubertin austriak,Tolstoin rus,Oksin franqez dhe Shekspirin anglez.

Në shtëpin e artit dhe të kultures shqiptare,ku hapat e parë i moren artistet me famë botrore si Fehmi Begolli,Bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha,Xhevat Qena e Leze Qena në Shoqërin Kulturo Artistike të Agimit, mu në këtë shtëpi u promovua libri i prof.dr.Yll Zajmit FAN NOLI ''Jeta dhe Veprat''.Në këtë perurim të këtij libri, të zhanrit të madh moren pjesë , profesor të Universitetit të Prishtinës,të Universitetit të Prizrenit,të Universitetit të Tiranës,si dhe figura të mëdha të krijuesve të botes shqiptare.

Fillimisht në përurimin e librit të prof .dr.Yll Zajmit u lexua biografija e tij nga moderatorje e Televizionit të Prizrenit zonjusha Shqipe Haxhiu.Më pastaj me kumtesat e tyre iu dha fjala shkrimtarit të mirnjohur të Republikës së Kosovës z.Nazmi Rrahmanit, pra redaktor i librit.

Pranija e tij në skenë me deklamimin e kumteses së tij para një numri të madhë të të pranishmëve në Amfiteatrin e SHKA ''Agimi'', ishte në një qetësi nga të pranishmit, duke e percjellur zërin e shkrimtarit tonë me namë ,me një vemendje të plotë ,që vertet zëri dhe fjalet e tija shumë të lidhura njëra me tjetrën, e shumë oratorike siq i ka hije një shkrimtari të madhë të një populli siq është tek ne z.Rrahmani, të pranishmit ishin të përqendruar në këtë deklamim.

Libri që po e përurojm sot FAN NOLI ''Jeta dhe Veprat'' i autorit Yll Zajmit është i një rëndesie të veçantë.Së pari për të treguar se kjo vepër e shkruar para më se tridhjet vjetë ka bërë jetën e vetë në mesin e lexuesve dhe të studijuesve të shumtë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjërë.Së dyti vepra bënë fjalë për njërin ndër autoret më interesant e më të rëndesishëm të letërsisë shqipe, por edhe njërën ndër fytyrat më komplekse kulturore,letrare,shkencore dhe politike, madje edhe fetare shqiptare Fan Sriljan Noli,emër ky që në tërë periudhen e jetës së tij është mësuar,studiuar e analizuar nga nxënës,studentë,historianë të letërsisë e studiues të ndryeshëm.Autori i librit Yll Zajmi në studimin e tij u ka kushtuar rëndësi të veçantë të gjitha detajeve,fushave dhe preukupimeve të Fan Nolit dhe rolit të tij në zhvillimin e letërsisë te ne, duke i vënë në pah vlerat letrare dhe artistike, po edhe shoqërore dhe politike të kësaj vepre të shumëanshme të Fan Nolit.Monografia e Yll Zajmit është shtresuese për shumë çështje të shtruara nga autori Fan Noli.Studimet nga fusha e historisë Noli i lidh me Skenderbeun si një prej hallkave më të rëndesishme të historisë kombëtare.Në fund me kumtesen e tij për librin z.Nazmi Rrahmani tha se, Po ai u mor edhe me studime nga fusha e muzikes,lami kjo të cilës Fan Noli i kushtoi vend të veçantë në veprimtarin e vet.Në jetën e vetë të bujshme e dinamike,jeta politike shqipëtare si dhe shkrimet publicistike për një varg problemesh kombetare e shtetërore janë preokupim i përhershëm i angazhimeve të tij.Ky liber e ka vleren e vetë të posaqme ku këtë liber të parë të autorit Yll Zajmit në vitin 1968 e vlersoj kolosi i letersis shqiptare dr.Ibrahim Rugova.Pra të gjithë të pranishmit i falenderoj për pjesmarrjen në këtë përurim të këtij libri me vlera të mëdha dhe autorit shëndet e lumturi.

Pas kumteses së Nazmi Rrahmanit doli para të pranishmëve profesori i letërsisë shqipe me kumtesen e tij Hajdar Mallaku.Kur më ofruan të shkruaja një fjalë rasti për vepren e Fan Nolit ''Jeta dhe Veprat'', të autorit Yll Zajmi,aq sa isha i nderuar, po aq isha zënë ngushtë.Ku unë të flisja për një vepër me të cilën është mbrojtur tema e doktoraturës, e përpunuar me përkushtim dhe për një kohë të gjatë nga autori, e redaktura nga romansieri ynë i njohur,z.Nazmi Rrahmani,të cilën e pershendesim pasi është prezent e recenzura nga nga z.i ndjerë dhe ish president historik i Republikës së Kosovës dr.Ibrahim Rugova ,e lekturuar nga zonja Drenusha Zajmi Hoxha.Profesor Mallaku foli rreth librit në detaje pasi e kishte lexuar mirë ai tha se ky libëre me vlera të mëdha profesori Yll Zajmi e ndan në dhjetë kapituj, ku profesor Mallaku para të pranishmëve i vlersoj të gjitha kapitujt me fjalët e tija shumë oratorike dhe të thurura mjeshtërisht siq i ka hije një profesori të letersisë shqiptare.Në fund profesor Hajdar Mallaku tha se, jo vetëm për këtë vepër, por edhe për veprat e tjera, edhe për punën që e ka bërë tërë jetën në arsim, i shprehim falenderim, tash i dëshirojmë shëndet,pleqëri të rehatshme me dëshirën e sinqertë që të na dhuroj edhe ndonjë vepër tjetër, ndonjë vepër me kujtime nga jeta dhe puna, me ndonjë monografi për Shkollën e Lartë Pedagogjike e të ngjajshme.

Pas këtyre kumtesave të profesorëve tanë për profesorin Universitar prof.dr Yll zajmi, këtë perurim i dhanë edhe më shumë atmosfer edhe nëxënësit e shkolës së mesme të Muzikës ''Lorenc Antoni'' me pikat e tyre ekzekutuese si me klarinet dhe flaut, pos këtyre doli në sken Festim Avdyli ku shkëputi njërin nga fragmentet e këtij libri me zërin e tij të bukur.

Në fund si në çdo promovim mori fjalën autori i librit prof.dr.Yll Zajmi, i cili i përshendeti të gjithë të pranishmit që moren pjesë në përurimin e librit të tij.Deri tani u fol këtu për veprën e shkruar për Fan Nolin, ndersa unë do t'i them disa fjalë për vetë Fan Nolin.Sikurse e dini, zonja dhe zotëri,në kulturen shqiptare,të rralla janë figurat si ajo e Fan Nolit.Sa ishte i talentuar në poezi aq i dëgjuar në oratori.Sa i njohur në muzikë aq i rreptë në polemikë.Pra figura e tij edhe poliedrike edhe historike.Poliedrike për kulturën dhe rrethin e gjërë të interesimeve të tij,historike për vendin që zuri në historinë e popullit shqipetar.Figura e tij mbeti nacionale sepse pothuaj gjithë jetën gjurmoi e shkroi për Skenderbeun,heroin legjendar,ashtu siç i këndoi Bajram Currit,trimit kosovar apo Luigj Gurakuqit,heroit kombëtar.Figura e tij mbeti internacionale sepse me të njejtin pasion shkroi vepra dhe studime,artikuj dhe përkujtime për Bethovenin gjerman,Toskaninin italian,Shubertin austriak,Tolstoin rus,Oksin franqez dhe Shekspirin anglez.Pas shumë fjalëve pikërisht për Nolin profesori Zajmi,pershendeti të gjithë bashkëpuntoret që kontribuan për këtë libër e në veqanti permendi recenzentin, kolosin e letrave shqipe dhe njëherit ish presidentin historik të Republikës së Kosovës dr.Ibrahim Rugoven ,tani të ndjer,i cili aso kohe e kishte lexuar dhe korigjuar vepren me shumë përkushtim.Ai e falenderoi edhe përkrahjen e vajzës së vetë zonjn Drenusha Zajmin Hoxha, bashkë me të shoqin e saj Gencin, të cilët e mundesuan në të gjithë aspektet,si dhe pranin e pjesmarrjes aq madheshtore në këtë manifestim që me bënë nder.

Shoqëria Kulturo Artistike e Agimit, në krye me kryetarin e saj z.Kabashin profesorit të nderuar Yll Zajmit ia mundesuan Amfiteatrin,zgjerimet dhe koktelin për të gjithë të pranishmit, ku lartë në restaurantin e SHKA Agimi plot një orë e më shumë gjatë koktelit krijuesit,profesoret Universitar dhe njerzë të fushave tjera shkëmbyen mendimet e tyre rreth këtij libri me vlerta të medha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat