Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” rikthehet sot në Korçë

Kultura

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” rikthehet sot në Korçë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:07

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” rikthehet sot në qytetin e Korçës në edicionin e tij të 12. Festivali ndërkombëtar që nis sot në mbrëmje, në datat 25 e deri në 30 maj edhe këtë vit sjell performanca të vlerësuar në teatër, ndërsa nuk mungojnë dhe premierat , ndërsa do të ndahen dhe dy çmime, aktori më i mirë dhe aktorja më e mirë.

Shfaqjet e monodramës nuk zhvillohen vetëm në skenën e teatrit të Korçës, por dhe në Pogradec, Voskopojë, etj. Këtë vit festivali ka shfaqje që i takojnë veprave nga klasikët botërorë deri tek problemet aktuale sot në shoqëri”, pohon drejtori artistik i festivalit Dhimitër Orgocka.

Në natën e parë të festivalit vjen monodrama “Unë jam Edith Piaf” nga Rusia, “Fejsbukra” vjen nga Serbia, “Seks, faleminder’s sa me provu” nga Shkodra, “Delireum Tremens” vjen nga Maqedonia, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat