Filmi “Dheepan” nga Jacques Audiard fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

Kultura

Filmi “Dheepan” nga Jacques Audiard fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

Më: 24 maj 2015 Në ora: 23:42

Mbrëmjen e së dielës janë ndarë çmimet në Festivalin e Filmit në Kanë në edicionin e tij të 68-të, ku ka triumfuar filmi “Dheepan” nga regjisori Jacques Audiard, i cili fitoi “Palmën e Artë”.

Ndërkohë çmimi ‘aktorja më e mirë’ është ndarë mes Rooney Mara dhe Emmanuelle Bercot. Kritikët kanë reaguar menjëherë duke e cilësuar si të papritur këtë vendim të jurisë së festivalit.

Ndërsa si ‘aktori më i mirë’ është vlerësuar francezi Vincent Lindon për rolin e tij në filmin “La Loi du Marché”.

Çmimi i dytë i festivalit të Kanës shkoi për regjisorin hungarez Laszlo Nemes me filmin e tij “Saul Fia”, ndërsa “The Lobster” i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat