Performanca teatrore “Copë copë” vazhdon udhëtimin në qytetet kryesore të Kosovës

Kultura

Performanca teatrore “Copë copë” vazhdon udhëtimin në qytetet kryesore të Kosovës

Më: 24 maj 2015 Në ora: 18:54

Performanca merret me procesimin e kujtesës dhe transformimin e dhimbjes.
Dramaturge e shfaqjes është Blerta Zeqiri, regjisore Zana Hoxha Krasniqi ndërsa marrin pjesë Melihate Qena, Dardana Mehmeti, Donikë Ahmeti, Arta Gashi, Albina Kelmendi, Bashkime Sulejmani dhe Minire Bujupi.

Gratë mbijuetuese të dhunës janë mbledhur për të ndarë me publikun copëza nga përjetimet dhe jeta e tyre... Interpretime të përbashkëta të artisteve me mbijetueset e dhunës në hapsirën e njejtë…

Performanca e tillë, “Copë Copë”, kësisoj po vazhdon reprizat e saj në qytetet e ndryshme të Kosovës. Nesër mbrëma repriza vjen në Gjakova, me 23 maj në Prishtinë, me 25 maj në Ferizaj dhe me 26 maj në Pejë.

Performanca merret me procesimin e kujtesës dhe transformimin e dhimbjes. Dramaturge e shfaqjes është Blerta Zeqiri, regjisore Zana Hoxha Krasniqi ndërsa marrin pjesë Melihate Qena, Dardana Mehmeti, Donikë Ahmeti, Arta Gashi, Albina Kelmendi, Bashkime Sulejmani dhe Minire Bujupi./KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat