Takim letrar me shkrimtarë nga Kosova në Shkodër

Kultura

Takim letrar me shkrimtarë nga Kosova në Shkodër

Më: 22 maj 2015 Në ora: 23:57

Shkrimtarët do të diskutojnë me krijuesit dhe lexuesit shkodranë, që do të jenë të pranishëm në takim, si dhe do t’i prezantojnë veprat e tyre të fundit artistike dhe studimore.

Në sallën e Bibliotekës Universitare “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës do të organizohet një takim letrar me shkrimtarët nga Kosova: Ragip Sylaj, Gëzim Aliu, Ardian Haxhaj, Donika Dabishevci, Arian Krasniqi dhe Adil Olluri, të cilët njëherësh janë edhe anëtarë të Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës.
Shkrimtarët do të diskutojnë me krijuesit dhe lexuesit shkodranë, që do të jenë të pranishëm në takim, si dhe do t’i prezantojnë veprat e tyre të fundit artistike dhe studimore.

Takimi do të mbahet të shtunën me 23 maj në ora 11:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat