Haliti organizoi pritje për artistët amerikan

Kultura

Haliti organizoi pritje për artistët amerikan

Më: 22 maj 2015 Në ora: 20:04

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar pritje për artistët amerikan nga Kolorado të cilët po qëndrojnë në Kosovë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Shoqatën e artistëve të Vitisë “Gursel Sylejmani”.

Kryetari Haliti është shprehur se ndihet I nderuar kur gjendet në mesin e artistëve, e posaçërisht të artistëve të shtetit amerikan, që I konsideron si miq të vërtet të shqiptarëve në përgjithësi.

“Ju përgëzoj për këtë iniciativë, këtë bashkëpunim dhe për angazhimin tuaj në këtë projekt të përbashkët që do ta realizoni këtu në Viti dhe në Kolorado. Kjo është një dëshmi e mirë se artistët thyejnë barrierat, ndërtojnë ura të miqësisë dhe ofrojnë popujt. Prandaj ky bashkëpunim i juaj më bënë të ndihem mirë kur jam mes jush”, tha Haliti. Ndërsa kryesuesja e grupit të artistëve amerikan Mery Wade është shprehur falënderuese për mikpritjen që po u bëhet atyre, duke e cilësuar këtë projekt si një rast të mirë për artistët amerikan dhe shqiptar.

“Ky bashkëpunim do të reflektoj në mural që do të karakterizohet me simbole kosovare e amerikane. Përpos që po bëhet diçka e mirë me muralin, po ashtu po reflekton edhe në shoqërinë tejet të mirë që kemi krijuar mes artistëve të të dyja vendeve”, u shpreh ajo. Kryetari I shoqatës së artistëve në Viti “Gursel Sylejmani” Mervan Mustafa, ka njoftuar kryetarin Haliti me agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve bashkërisht me artistët amerikan. Faza e dytë e këtij projekti do të realizohet në Kolorado të SHBA-ve gjatë muajit shtator ku do të jenë artistët vitias që do të shkojnë në vizitë në Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat