​Libër për Tahir Abaz Berishën

Kultura

​Libër për Tahir Abaz Berishën

Më: 22 maj 2015 Në ora: 18:20

Mësuesi Tahir Abaz Berisha ishte lexues i pasionuar i shtypit të kohës, i cili ishte kureshtar dhe vrojtues për ngjarjet në përditshmërinë gjithëshqiptare, andaj, me fanatizëm të madh prej një atdhetari, e përcolli shtypin e kohës, ruajti dhe veçoi shkrime që ruajnë identitetin tonë kombëtarë dhe ngriti çështjen madhore përpara në funksion të lirisë së shumëpritur të kombit.

Kjo është edhe ajo që është veçuar si interes për lexuesin dhe është sjellë përmes një monografie.

Përmbledhjen në libër e ka bërë autori Agim Desku, libër ky që siç shpjegon autori brenda vetes përmban njëzet kapituj rreth jetës dhe veprës së Tahir Abazi Berishës, i cili vdiq një vit më parë.

Recensenti i këtij libri, Sadik Bicaj, me këtë rast tha se Tahiri ishte veteran i arsimit shqip dhe veprimtar i denjë i arsimit.

Bicaj: Abazi Berisha, veteran i arsimit shqip

“Libri monografik “Tahir Abazi, veprimtari i denjë i arsimit”, siç thotë edhe vetë autori Agim Desku, i kushtohet veteranit të arsimit shqip, veprimtarit të denjë të arsimit, pinjollit të familjes Abazi, familje e njohur për tradita dhe atdhetarizëm, një familje që ka ndihmuar në kohë dhe forma të ndryshme çështjen kombëtare, për liri dhe pavarësi të vendit. Ky libër monografik është ndërtuar në 19 kapituj dhe secili prej tyre pothuajse ngërthen në vetë ngjarje interesante dhe me rëndësi historike e kombëtare për lexuesin, ku shpeshherë përmes fatit të individit jepet edhe fati kolektiv i shqiptarëve nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar”, tha Bicaj.

Ndërkaq Nezir Prokshi, profesori dhe miku i Tahir Abazit, u shpreh se Tahiri ishte shembull i pishtarit shumëvjeçar të arsimit, i cili bëri shumë për atdheun e tij.

Prokshi: Abazi Berisha ishte shembull i pishtarit shumëvjeçar të arsimit

“Një shembull i pishtarit shumëvjeçar të arsimit, Tahir Abazi, në atë kohë kur lulëzonte varfëria, asimilimi edhe arsimimi ishte në fazën zero dhe kur kancelaritë e Beogradit planifikonin shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, populli bëhej edhe më i bashkuar, i organizuar në rezistencë, duke kultivuar virtytet dhe idetë e atdhedashurisë, frymëzimit gjithmonë në kuvend burrash, kurorëzime e mortore, nëpër oxhaqe të kullave në të cilat lidhet besa e beteja e luftërave të reja”, tha Prokshi.

Prokshi më pas lëvdoi autorin Agim Desku, i cili sipas tij është mjeshtër i fjalës artistike i cili krijon emocione në çdo fjalë.

Ndërkaq autori i këtij libri, Agim Desku, tha se bota shpirtërore e Tahir Abaz Berishës ishte e mbushur me rreze diturie kombëtare për shumë gjenerata. Në shpirtin e tij sipas Deskut, lulëzonte atdhedashuria.

Desku: Ishte i mbushur me atdhedashuri

“Bota e tij shpirtërore ishte si ta mbush me rreze të dijes dhe diturive kombëtare për shumë gjenerata. Duke qenë frymëzues i këtyre, në të cilin frymëzim u frymos dhe lirisht edhe mund të thuhet se mësoi nëpër oda dhe kulla shqiptare. Duke qenë jo vetëm vrojtar i tyre, por më një theks të inteligjencës ruajti fjalët burrërore që kuvendoheshin këtyre odave, që për shqiptarin ishin vërtet shkolla pa censura të pushtetit okupator andaj edhe mjaft mirë e ruajti këtë tipar me shumë dashuri mësuesi ynë veteran Tahir Abazi Berisha”, tha Desku.

Për shkak të dëshirës së madhe që ky libër të dalë sa më i plotë, për ndërtimin strukturor unik, janë shfrytëzuar burime të ndryshme informative, nga miqtë e tij të idealit, si dhe shkrime të ndryshme të këtij karakteri./D.Gashi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat