Kumanovë pse m'tradhtove

Kultura

Kumanovë pse m'tradhtove

Nga: Jeton Hulaj & Çun Lajçi Më: 22 maj 2015 Në ora: 13:44

Kumanovë ty t'shitoftë shita
Çove fjalë n'dasem na ftove
I lam kullat pa zot shpie
N'dorë t'shkjaut na dorzove
M'thirre n'dasem e unë erdha
Unë Beg Riza me tridhet shokë
E nisa dasmën por ti s'vallxove
Kumanovë pse na tradhtove?
N'kullat tua Kumanovë
E derdhem gjakun për liri
E ti n'Shkup burgjet i mbushe
Dukagjinas djem të ri
Pse m'tradhtove Kumanovë
Vet me thirre e vet me preve
Lash Deçanin mbulue me borë
E ti gjak për mu nuk derdhe.
N'besë na preve e na tradhtove
Komandantat mi lave n'gjak
Mirsad Ndrecin bashkë me Xhaferin
Mue Begun me tridhetë shokë
Por Djemtë tonë do marrin hak!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat