Nis kërkimi i eshtrave të poetit Garsia Lorka

Kultura

Nis kërkimi i eshtrave të poetit Garsia Lorka

Më: 20 maj 2015 Në ora: 20:42

Spanja ka nisur kërkimin e eshtrave të poetit të saj të njohur Garsia Lorka, i pushkatuar nga forcat fashiste në vitin 1936.

Federiko Garsia Lorka u vra në vitin 1936 nga forcat fashiste të gjeneral Frankos për shkak të bindjeve të tij politike majtiste, por edhe pse u rreshtua përkrah forcave republikane një prag të Luftës Civile në Spanjë.

I ekzekutuar larg vëmendjes së njerëzve dhe medias së asaj kohe, Lorka u varros pa nam e nishan.

Në korrik të këtij viti thuhet do të nisë kërkimi i eshtrave të tij, por arkeologu dhe drejtori i teknik i projektit Havier Navaro, tha për “Prensa Latina” se kjo do të varet nga mundësitë ekonomike.

Sipas Navaros, Alfakari që ndodhet në provincën e Granadës, me shumë gjasa është vendi ku është varrosur intelektuali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat