Kreshnik Seseri, një “mafioz” në kinemanë amerikane

Kultura

Kreshnik Seseri, një “mafioz” në kinemanë amerikane

Më: 20 maj 2015 Në ora: 18:30

Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1997 dhe është hera e parë që rikthehet në atdhe.

Kreshnik Seseri, për 18 vite, jetoi dhe punoi në Amerikë, me dëshirën për të realizuar ëndrrën e tij: kinematografinë.

Ai studioi në shkolla të njohura të filmit në Amerikë, si “Beverly Hills Play House” dhe Universitetin e “Los Angeles South”.

Ai ia doli të luajë nëpër filma e të bëjë skenarë. Kreshniku u bë anëtar i “Shoqërisë së Aktorëve dhe Skenaristëve”, ku bëjnë pjesë aktorët më të mirë në botë.

Ai ka luajtur në filma të ndryshëm, ku edhe është paragjykuar si shqiptar dhe i kanë dhënë role mafiozësh.

Tanimë, ai vjen në Shqipëri me një krijim të tijin, me filmin “My Friends” apo “Miqtë e mi”. Ky film bazohet në ngjarje të vërteta dhe tregon jetën e miqve të tij të adoleshëncës, që fatkeqësisht u vendosën në anën e kundërt të ligjit.

Pjesë e kastit janë personazhe të njohur të kinemasë hollivudiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat