Nesër fillon manifestimi “Ura në Tre Harqe”

Kultura

Nesër fillon manifestimi “Ura në Tre Harqe”

Më: 20 maj 2015 Në ora: 09:48

Fakulteti i Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga nesër deri më 23 maj, në Prishtinë do të mbajë manifestimin tradicional “Ura në Tre Harqe”.

Sipas një njoftimi të UP-së, në këtë manifestim marrin pjesë studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës , Fakulteti i Arteve të Universitetit shtetëror të Tetovës dhe Fakulteti i Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kësaj rradhe, mysafir në manifestim është edhe Kolegji universitar AAB-Fakulteti i Arteve.
Nikoqir i këtij edicioni është Fakulteti i Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ekspozita e përbashkët e studentëve të katër Fakulteteve të artit, hapet në mbrëmjen e së enjtes në Galerinë e Fakultetit të Arteve, Prishtinë. Ndërkohë, të premten mbahet projeksioni i filmave të shkurtër të fakulteteve në lokalet e Fakultetit të arteve të bukura, në ArtQender. Po në të njëjtën ditë në mbrëmje në Qendrën e Rinisë, në Sallën e Kuqe, do të ekzekutohet koncerti i studentëve të degëve të muzikës të këtyre fakulteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat