​Festivali teatral për fëmijë sot në Gjakovë

Kultura

​Festivali teatral për fëmijë sot në Gjakovë

Më: 20 maj 2015 Në ora: 08:05

Me organizim të teatrit amator “Emin Duraku” dhe me mbështetje të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjakovës, sot mbahet festivali tradicional teatral për fëmijë “Nura, Bejtullahu, Domi”.

Në festivalin e sivjetshëm marrin pjesë shkollat fillore “Fehmi Agani”, “Zekeria Rexha”, “Emin Duraku” nga Gjakova, pastaj kolegji “Mehmet Akif”, po nga Gjakova, si dhe Teatri i të Rinjve nga Prishtina.

Festivali mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, me fillim në ora 10:00./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat