“Kali” në ABC

Kultura

“Kali” në ABC

Më: 18 maj 2015 Në ora: 15:58

Sot në orën 17 në kinemanë ABC do të shfaqet premiera e filmit të shkurtër “Kali” .

“Filmi ‘Kali’ me skenar nga Alban Ukaj, në regji të Alban Ukaj dhe Yll Çitakut me producent Arian Rexhepi, është prodhim i Koperativës, dhe është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe i përkrahur nga Fondi Hartefakt”, thuhet në njoftim

Në rolet kryesore janë: Izudin Bajrovic, Florist Bajgora, Ermal Gerdovci, Lum Berisha.

Filmi trajton ngjarjen e vitit 1997, kur mijëra studentë protestuan kundër regjimit shtypës të kohës, nëpër rrugët e Prishtinës. Në mesin e protestuesve janë edhe 3 shokë adoleshentë, të cilët e gjejnë veten në një situatë të paimagjinueshme.

Filmi zgjat 14 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat