Ndërron jetë këngëtari i “You Sexy Thing”

Kultura

Ndërron jetë këngëtari i “You Sexy Thing”

Më: 6 maj 2015 Në ora: 23:21

Këngëtari i grupit “Hot Chocolate”, i njohur sidomos për dy këngët hit, “You Sexy Thing” dhe “It Started With A Kiss”, ka ndërruar jetë.

Errol Brown, vdiq në shtëpinë e tij në Bahamas në moshën 71-vjeçare.

Lajmi konfirmohet prej manaxherit të tij, Phil Dale. Ai tha se Brown vuante prej kohësh nga kanceri në mëlçi.

Famën më të madhe e mori me grupin “Hot Chocolate”, por në vitet ’80, provoi karrierën solo, duke korrur sukses, sidomos në vitin 1987 me “Body Rockin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat