Jahjaga në hapjen zyrtare të Pavionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut

Kultura

Jahjaga në hapjen zyrtare të Pavionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:47

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të Pavionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut.

Në hapjen e Pavionit të Kosovës ka qenë i pranishëm edhe Presidenti i Bienales së Venedikut, Paolo Baratta. Po ashtu, Presidentja ka vizituar Pavionet e shteteve të tjera pjesëmarrëse, përfshire Shqipërinë, Slloveninë dhe Vatikanin.

"Kam kënaqësinë që këtë vit të bej hapjen zyrtare të Pavionit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut dhe të jem përkrah përfaqësueses tonë, artistes Flaka Halitit dhe artdashëseve për të ndarë këtë moment të veçantë krenarie.

Prania e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, në organizimin me të rëndësishëm të artit në botë, e barabartë me shtetet e tjera, është dëshmi për të arriturat tona në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Për të arritur në këtë fazë të shtetndërtimit tonë dhe për të rimodeluar imazhin e praninë tonë në arenën ndërkombëtare, roli i kulturës mbetet qenësor.

Prania jonë në Bienale është testament i punës, përkushtimit dhe suksesit individual të artisteve tanë. Është nxitje për artistët e Kosovës të depërtojnë përtej kufijve të Kosovës për të ndarë rrëfimin e tyre, për të reflektuar mbi përvojën e vështirë, por të jashtëzakonshme, të mbijetesës dhe shpresës. Për të shtuar zërin në përpjekjen tonë kolektive që të interpretojmë dhe të nxjerrim kuptimin e fenomeneve përreth dhe për t'i sfiduar perceptimet tona mbi realitetet që na rrethojnë.

Të gjitha këto përvoja na dalin para sysh derisa shohim punimin e Flakes, Speculating on the Blue, një trajtim provokues i mundësive dhe kufizimeve. Dhe është kënaqësi e veçantë kur Republika e Kosovës, shteti i tyre, ju gjendet pranë në momentin e duhur të karrierës së tyre.

Flaka sot ece rrugës së shtruar nga Petrit Halilaj, një artist tjetër kosovar që përfaqësoi Kosovën ne Bienale për herë të parë vitin e kaluar", ka thënë ​Jahjaga.

Flaka është përfaqësuese e denjë e 60 për qind të popullatës së Kosovës dhe si femër sot përfaqëson edhe gjysmën e popullatës së Kosovës që me praninë e saj të shtuar po pasuron sferën tonë publike dhe po kontribuon në avancimin e vlerave tona të përbashkëta.

Pas një pune të madhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të mobilizuar për të qenë ambasadorë të shtetit të tyre, dyert për Kosovën kanë filluar të hapen gjithandej. Sot jemi bashkë me të tjerët në Venedik në bashkëbisedim për të definuar, sfiduar dhe ndërruar realitetin tonë të përbashkët. Jemi të pranishëm dhe të pranishëm fuqishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat