"Nën Radar: Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë"

Kultura

"Nën Radar: Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë"

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:52

Iniciativa për Histori Gojore do të bëjë hapjen e ekspozitës së përkohshme “Nën Radar: Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë”, e cila do të mbahet me 9 maj, duke filluar në orën 19.00 në Librarinë Dit’ e Nat’.

Ekspozita multi-mediale shënon 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duke paraqitur materiale arkivore dhe të reja që dokumentojnë ngjarjet para, gjatë dhe pas luftës.

"Ekspozita multi-mediale përmban video-intervista me dëshmitarë të Luftës së Dytë Botërore dhe familjarë të individëve fati i të cilëve bart në vete historitë e shumta të LDB-së në Kosovë (të pa-emetuara më parë) ; një libërth shoqërues me fotografi dhe rrëfime personale mbi Luftën, dhe projeksion të kartolinave të përzgjedhura nga Kosova shkëmbyëer gjatë viteve 1930-1945 (huazuar nga koleksioni i Universitetit të Agder në Norvegji)", thuhet në komunikatën për media.

Kjo ekspozitë organizohet nga Inicativa e Historisë Gojore, një projekt i nisur nga New School, New York dhe Rrjeti i Grupeve të Grave, Kosovë./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat