Shala priti përfaqësuesit e Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës

Kultura

Shala priti përfaqësuesit e Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:35

Në takimin e zhvilluar sot, ndërmjet ministri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, të drejtuar nga kryetari Lulëzim Guhelli, u diskutua për sfidat e filmit kosovar dhe për politikat e Qeverisë në këtë fushë.

Ministri Shala informoi delegacionin e UAFK-ut se është draftuar Ligji për Kinematografinë dhe ai për Subvencionime në Kulturë, me të cilët krijohen lehtësira për avancimin e filmit kosovar.

Në këtë takim u dakordua që të thellohet bashkëpunimi mes MKRS-së dhe UAFK-ut dhe u vendos që, për të saktësuar kushtet e bashkëpunimit, të punohet bashkërisht për memorandum bashkëpunimi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat