Vidhet kopja e parë e romanit “100 vjet vetmi” të shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez

Kultura

Vidhet kopja e parë e romanit “100 vjet vetmi” të shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:34

Kopja e parë e romanit “100 vjet vetmi” e autorit kolumbian Gabriel Garcia Marquez është vjedhur në panairin ndërkombëtar të librit në Bogota.

Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët e eventit, të cilët thanë së libri është vjedhur në ekzpozitën në nder të autorit fitues i cmimit Nobel, i cili njihet botërisht për stilin e tij fantastik, ndërthurur me realizmin magjik.

Panairi, i cili hapi dyert javën e kaluar, është një përkujtim i veçantë për shkrimtarin që u nda nga jeta në prill të vitit të klauar, në shtëpinë e tij në Meksiko Siti në moshën 87 vjeçare. Libri, i cili mendohet se vlen mijëra dollarë u zhduk nga një dollap i mbyllur në qendrën e ekspozitës Corferias në Bogota.

Presidenti i dhomës së librave në Kolumbi shpreh keqardhjen për humbjen e kësaj vlere të letërsisë.

“Corferias dhe Dhoma kolumbiane e librit shpreh keqardhjen për incidentin që ka ndodhur këtu në pavijonin e Macondos, në krahun e bibliotekës së Macondos,” tha Gonzalez.

Media vendase njoftoi se botimi i parë i vitit 1967 i përkiste Alvaro Castillos, i cili e ka blerë atë në vitin 2006, në kryeqytetin e Uruguait.

Autoritetet po ekzaminojnë videot e sekuestruara nga ekzpozita në përpjekje për të kapur dhe identifikuar autorin.

Gonzalez shtoi se vjedhja është disi e çuditshme, pasi libri ishte i mbyllur me një sërë librash të tjerë. “Kjo është edhe arsyeja që kanë nisur hetimet,” tha ai.

Libri gjerësisht i lexuar dhe i dashur në mbarë botën, “100 vjet vetmi”, është edhe vepra që i dha nobelin Markezit në vitin 1982.

Fantazia e autorit është e përqendruar në fshatin fiksion Macondo, por që sipas të dhënave vendi tregon edhe fsharin ku lindi dhe u rrit Markez, afër bregdetit të Karaibeve ./oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat