​“Lufta në kohën e dashurisë” premierë në TKK

Kultura

​“Lufta në kohën e dashurisë” premierë në TKK

Më: 5 maj 2015 Në ora: 08:43

Regjisorja Blerta Neziraj, mbas tri shfaqjeve të suksesshme ndërkombëtare, sjellë sërish para publikut një shfaqje provokative, me këngë e vallëzim të mrekullueshëm, ku 5 aktorë të rinj të shkathët rrëfejnë, pa pardon, histori të vogla, komike e tragjike, por para së gjithash, histori grash në sallon bukurie.

Katër gra do të rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato, do të luajnë në shfaqjen “Lufta në kohën e dashurisë” e cila do të jepet sot premierë në Teatrin Kombëtarë të Kosovë, i prodhuar nga produksioni i Qendrës Multimedia nga Prishtina.

Këto gra, nga autori po quhen të çuditshme por ato nuk do të zhvishen në skenë.

Ato para publikut do të shfaqen në 28 skena, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë Blerta Neziraj, kurse luajnë: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkelzen Veseli, Albulena Kryeziu e Molikë Maxhuni.

Koreografinë e shfaqjes e ka bërë Adrienne Hart, muzikën: Gabriele Marangoni, kurse skenografia e kostumet vijnë nga Igor Vasiljev e Isidora Spasic. Menaxhere skenës është: Lendita Idrizi, ass. e produksionit: Elisabeth Wiegne, udhëheqës teknik: Denis Berisha, kurse dritat janë punuar nga Mursel Bekteshi dhe Skender Latifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat