“Avengers” shkatërron konkurrencën me debutim historik

Kultura

“Avengers” shkatërron konkurrencën me debutim historik

Më: 5 maj 2015 Në ora: 00:19

Filmi “Avengers: Age of Ultron” shënoi hapjen e dytë më të fuqishme në histori këtë fundjavë, me një debutim prej 187 milionë dollarësh në arkën e ShBA-ve dhe mbi 620 milionë në botë.

Kështu, filmi i heronjve nga stripat komik nuk ka lënë shumë hapësirë për filmat e tjerë, ku në pozitën e dytë gjendet “Age of Adaline” me 6.3 milionë, që e bën të duket shumë larg prej vendit të parë.

“Furious 7″ vendoset në pozitën e tretë me 6 milionë dollarë, duke u bërë kështu filmi i katërt me më së shumti bileta të shitura në mbarë botën (1.4miliard dollarë).

Vendi i katërt shkoi për komedinë “Paul Blart: Mall Cop 2″ me rreth 5.4 milionë dollarë, kurse animacioni “Home” përmbylli top pesëshen me 3 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat