Sot nis festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Kultura

Sot nis festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Më: 4 maj 2015 Në ora: 09:21

Në Deçan sot fillon edicioni i radhës i Festivalit gjithëkombëtar të folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve legjendarë Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe zgjatë deri më 06 Maj.

“Në Festival do të marrin pjesë grupet dhe shoqëritë folkloristike që nga Saranda, Vlora e Gjirokastra, nga Shkodra, Plava e Gucia, nga trojet shqiptare në Maqedoni e Luginën e Preshevës, dhe nga gjithë Kosova.

Festivali fillon sot pasdite në qendër të Deçanit me defilenë festive.

Po ashtu, në kuadër të veprimtarive artistike do të bëhet edhe promovimi i librit ”Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë ’’, të autorit Faton Mehemetaj./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat