Festivali folklorik i Gjirokastrës, Tafilaku: Ansambli i Pukës do rrëmbejë trofeun e radhës

Kultura

Festivali folklorik i Gjirokastrës, Tafilaku: Ansambli i Pukës do rrëmbejë trofeun e radhës

Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:50

Teksa përgatitjet për konkurrim në festivalin folklorik të Gjirokastrës nga grupet konkurruese tashme thuajse kanë përfunduar, ansamblet nga e gjithë trevat tona pretendojnë çmime nga ky event i rëndësishëm i mbarë trojeve shqiptare.


Një ndër ansamblet që numëron me dhjetëra çmime e trofe nga juria e festivalit të Gjirokastrës është ai i Pukës, i cili edhe këtë vit jo vetëm që do të mbajë peshën kryesore në grupin konkurrues të qarkut të Shkodrës, por synon dhe çmime nga ky festival. Drejtori i Pallatit të Kulturës në Pukë, njëherazi dhe drejtues i Ansamblit “Puka” shprehet se edhe në këtë Festival, Puka si një ndër zonat e pasura folklorike të Shqipërisë shkon krenare në këtë veprimtari mbarë-kombëtare.


“Grupi i Pukës do të mbajë peshën kryesore në konkurrimin e Qarkut të Shkodrës. Tashmë çdo gjë është gati. Kam shumë besim se vënia në skenë e valles së borës do i japë Pukës trofeun e radhës në këtë festival”, shprehet Riza Tafilaku.


Ai shton se një element i rëndësishëm në këtë paraqitje është dhe kostumografia shumë ngjyrëshe dhe e lashtë e kësaj zone, e cila gjithnjë në të tilla veprimtari është reflektuar si një veçori që jo shumë zona kanë pasur fatin ta kenë.


Tashmë ku edhe pak ditë na ndajnë nga ky event i rëndësishëm kombëtar, në veriun e vendit artistet e Pukës dhe Tropojës, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë përgatitjeve për përfaqësimin dinjitoz në Festivalin mbarë kombëtar të Gjirokastrës./bw


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat