​Vdes romancierja e njohur britanike Ruth Rendell

Kultura

​Vdes romancierja e njohur britanike Ruth Rendell

Më: 2 maj 2015 Në ora: 18:32

Romancierja më e shitur britanike, Ruth Rendell vdiq sot në Londër, në moshën 85-vjeçare, njoftoi botuesja e saj ”Penguin Random House”.

“Jemi të trishtuar nga humbja e një prej autoreve tona më të dashura”, tha botuesja.

Rendell, i cila kaloi një infarkt në fillim të këtij viti, botoi më shumë se 60 romane duke fituar shumë çmime.

Një nga romanet më të njohur të saj ”Inspector Wexford”, frymëzoi një serial televiziv shumë popullor.

“Ruth do të na mungojë shumë”, tha ”Penguin Random House”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat