Prizreni shtrohet me 20.000 kalldërme akulli

Kultura

Prizreni shtrohet me 20.000 kalldërme akulli

Më: 2 maj 2015 Në ora: 10:45

​Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës Sculp Fest ka filluar mbrëmë edicionin, i cili organizohet në kuadër tëAutostrada Bienniale (Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor). Festivali ka filluar duket mbuluar Prizreni me 20.000 copëza akulli.

Pikë referente e mbrëmjes së parë të festivalit ishte kalldrëmi, ku rruga Marin Barleti, zonë historike e qytetit të Prizrenit, u shtrua me 20.000 kalldrëme nga akulli, brenda të cilave ishin ngrirë rrëfime të shkruara nga qytetarët, duke rikthyer në Prizren 20.000 thesare shpirtërore.

Me këtë rrugë të re të shtruar, mbrëmë Prizreni u bë urë lidhëse mes kohës së shkuar dhe të tashmes.

Nata e parë, pjesë e kampanjës “KALLDERM”,u karakterizua nga rrëfimet e prizrenasve në skenë, për të vazhduar me muzikë jazz, interpretuar nga Ilir Bajri, Fation Miftari,Tomor Kuçi, Visar Kuçi, Enes Bajramliq dhe Labinot Sponca.

Nga skena e ngritur para një objekti të vjetër historik, të pranishimit shijuan interpretimin e artistëve dhe patën mundësi tëlexonin rrëfimet qëishin të ngrira brenda kubeve të akullit.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat